LAJMI I FUNDIT:

Jeta brenda burgut të grave në Kabul, pavarësisht që nuk kanë kryer kurrfarë krimi – qindra prej tyre janë prapa grilave

Jeta brenda burgut të grave në Kabul, pavarësisht që nuk kanë kryer kurrfarë krimi – qindra prej tyre janë prapa grilave

Në shoqërinë konservatore dhe me mentalitet “të lashtë”, gratë nën udhëheqjen e talebanëve shpesh detyrohen t’i nënshtrohen ligjeve ekstreme.

Edhe pse “krimet morale” si puthja dhe ikja nga shtëpia sipas ligjeve në fuqi konsiderohen krime, mijëra gra për këtë janë mbyllur nëpër burgje, transmeton Telegrafi.


Mujda solli në jetë foshnjën 15 ditë më parë në burg, atë dhe të dashurin e saj i arrestuan talebanët pasi ajo kishte ikur nga shtëpia e saj.

Familja nuk e kishte lejuar të martohet me të dashurin, dhe në mënyrë të dhunshme u detyrua të martohet me një të afërm. As ajo e as i dashuri nuk janë dënuar, por prej një muaji janë duke qëndruar në burg.

“Këtu nuk jemi të lumtur, nuk kam dashur ta sjellë në jetë foshnjën këtu, por edhe nëse sëmuremi talebanët nuk na dërgojnë te mjeku. Aktualisht e kam të sëmurë foshnjën dhe as që na dërgojnë te mjeku”, tha Mujda.

Pavarësisht që ligjet në Afganistan nuk i njohin “krimet morale”, gratë shpesh arrestohen për shkak të përzgjedhjes së partnerit apo ikjes nga shtëpia, e për vendimet e tyre mund edhe të vriten nga anëtarët e familjes apo autoritetet.

“Më është thënë se nuk mund të martohem me babanë e fëmijës, nuk kam kryer kurrfarë krimi, nuk kam qenë e lumtur dhe jam kthyer tek babai i foshnjës time. Dua të jem e lumtur”, ka thënë Mujda.

Prej se në gusht erdhën në pushtet, talebanët po i dërgojnë gratë në burgun famëkeq të Afganistanit, Pul-e-charki.

“Ekzistojnë krime të caktuara, për shembull, nëse një grua ikë me një burrë e nuk janë të martuar – konsiderohet rrëmbim”, ka thënë drejtori i burgut Mullah Abdul Akund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori