LAJMI I FUNDIT:

Jessen-Petersen skeptik se mund të ketë sivjet marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jessen-Petersen skeptik se mund të ketë sivjet marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kosovë, Soren Jessen-Petersen

Ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Jessen-Petersen, i cili mbikëqyri periudhën fillestare të përgatitjeve për statusin e Kosovës, nënvizoi angazhimin e BE-së për të arritur një marrëveshje në dialog.


“Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, tha ai, duke i bërë thirrje BE-së të përdorë “integrimin në familjen evropiane si karotë ashtu edhe si shkop”.

Jessen-Petersen po ashtu theksoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së si një faktor kyç në procesin e dialogut.

Në lidhje me Asociacionin, Jessen-Petersen shprehu shqetësim për ndasitë e thelluara etnike, të cilat shton ai se mund të përforcohen nga kundërshtimet e opozitës dhe politikat e Beogradit.

Ai përkujtoi se Asociacioni ishte pjesë e marrëveshjes së Ahtisaarit.

“Kosova duhet të bëjë më shumë për të integruar serbët e shumtë me qëllime të mira në një ndjenjë përkatësie në Kosovë”, shprehet ai.

Ish-diplomati gjithashtu sinjalizoi “lëvizjet e vazhdueshme destabilizuese nga Beogradi”, si një shqetësim të vazhdueshëm për integritetin e vendit.

Pyetur në lidhje me pritshmëritë për arritjen e një marrëveshjeje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të këtij viti, Jessen-Petersen u shpreh skeptik, duke e lidhur këtë hedhje në dyshim me “lidershipin aktual politik në Serbi”.

Intervista e plotë mund ta lexoni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori