Këngëtarja 35-vjeçare dhe ish-futbollistja 40-vjeçare u panë të qeshura dhe të lumtura gjatë gjithë ditës, duke shijuar kohën së bashku në kryeqytet.

Jess kishte veshur një bluzë sportive të zezë me të gjelbër, xhinse të gjera blu, atlete të bardha dhe syze dielli të zeza, ndërsa Alex ishte e relaksuar me një pulovër bezhë dhe xhinse të gjera blu.


Dalja e tyre është një nga shfaqjet e fundit publike të çiftit që nisi lidhjen rreth tetorit 2023, duke e mbajtur atë kryesisht private, shkruan DailyMail.

99136325 14790095 image a 58 1749304712498

Alex ka folur hapur për marrëdhënien, duke thënë se ata janë bërë “i njëjti person”.

Muajin e kaluar u përfol se ata mund të shpërngulen në SHBA, pasi Alex po shqyrton oferta të tjera për punë pas vështirësive në BBC dhe mungesës së mbështetjes në emisionin Football Focus.

99136327 14790095 image a 59 1749304734533

Ndërkohë, Jess u nda nga shtëpia e saj diskografike EMI muajin e kaluar, pasi albumi i saj i ri “Jess” nuk pati suksesin e pritshëm dhe u hoq nga top listat pas vetëm një jave.

Megjithatë, ajo nuk lejon që kjo ta ndalojë, duke punuar tashmë në muzikë të re dhe duke planifikuar të ardhmen. /Telegrafi/

99136457 14790095 image a 60 1749304801234