LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq: Edhe 26 persona të tjerë do të sanksionohen, SHBA-ja po e paralajmëron seriozisht Vuçiqin

Jeremiq: Edhe 26 persona të tjerë do të sanksionohen, SHBA-ja po e paralajmëron seriozisht Vuçiqin

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë vetëm dy emrat e parë në listën prej 28 personave ndaj të cilëve qeveria amerikane pritet t’i vendos sanksione.

Ai theksoi se ky ishte një paralajmërim serioz për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton N1.


“Kjo e tronditi shumë Vuçiqin, sepse Veselinoviqi dhe Radoiçiq u vunë nën sanksionet amerikane me arsyetimin se kishin të bënin me krimin e organizuar në bashkëpunim me shtetin. Unë nuk do të doja tani të isha në vendin e Vuçiqit sepse njerëzit më të afërt të tij po ndiqen në çdo mënyrë”, tha Jeremiq.

Politikani serb tha se është kthyer nga Amerika ku ka pasur bisedime mjaft serioze ndërsa ka shtuar se e ka parë listën me 28 persona që do të sanksionohen, ku beson se të njëjtën duhet ta ketë parë edhe Vuçiq.

Jeremiq tha se sanksionet nënkuptojnë se njerëzit që janë në këtë listë nuk mund të kryejnë transaksione bankare pos përmes bankave në Iran apo Rusi.

SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës - por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq
Lexo po ashtu SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës - por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

“Ajo goditje paralajmëruese ka ndikuar edhe në vendimin e Vuçiqit për t’u tërhequr në lidhje me ligjet për referendum dhe shpronësim”, vlerësoi Jeremiq.

Ndryshe, Velelinoviq dhe Radoiçiq, dy afaristë serb nga veriu i Kosovës, dyshohet se përmes mashtrimeve dhe shantazheve kanë përvetësuar miliona euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori