LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit Basri Çapriqit

I jepet lamtumira e fundit Basri Çapriqit

Sot u varros profesori dhe poeti Basri Çapriqi, njofton Klan Kosova.

Ai u nda nga jeta dy ditë më parë, në moshën 58 vjeçare, pasi që vuante nga një sëmundje e rëndë.


Çapriqi kishte qenë profesor i Letërsisë Shqipe, Gazetarisë dhe Letërsisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

Po ashtu, ai ka të botuara studime dhe artikuj të ndryshëm nëpër revista brenda vendit, por edhe jashtë tij.