LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Jep dorëheqje Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, James Mattis ka dhënë dorëheqje, dhe po konsiderohet si personi i fundit i zyrtarëve të lartë amerikane që e kanë bërë një gjë të tillë në administratën e Donald Trump, raporton CNN.

Njoftimi për dorëheqjen e tij ka ndodhur një ditë pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump, do të tërheq trupat amerikane nga Siria, vendim ky që gjenerali Mattis e ka kundërshtuar, transmeton Telegrafi.


Në letrën e dorëheqjes, gjenerali Mattis kundërshtonte ndryshimin e politikave të presidentit Trump. Në letër thuhet se pasi që presidenti ka të drejtë të caktojë dikë “pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara me të tij”.

Gjenerali Mattis, 68-vjeç, do të largohet nga posti në shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërkaq në anën tjetër Trump nuk e ka emëruar pasardhësin e Mattis, por pranoi se së shpejti do ta bëjë një gjë të tillë.

Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë kanë reaguar ashpër pas lajmit për dorëheqjen e Mattis. Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McCnonnell nga Partia Republikane e Trump, ka deklaruar se ishte i “shqetësuar” kur dëgjoi për dorëheqjen, pasi ishte raportuar se kishte pasur “dallime në qëndrime” mes gjeneralit Mattis dhe presidentit Trump.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis largohet nga posti
Lexo po ashtu Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis largohet nga posti

“Sepse ju keni të drejtë të keni një Sekretar Shteti, pikëpamjet e të cilit të jenë më të përputhura me tuajat, për këto dhe çështje të tjera, besoj se do të ishte më mirë për mua të tërhiqem nga posti që mbaj”, thuhet në letrën dërguar presidentit Trump.

Haradinaj takon Mattis, konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri

Ndryshe në fund të muajit shtator Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington ku ishte konfirmuar mbështetja e SHBA-ve për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri, gjë që ndodhi javën e kaluar.

Gjatë takimit sekretari Mattis kishte  shprehur konsideratat më të larta për popullin e Kosovës, të kaluarën e saj dhe aspiratat për të jetuar të lirë si pjesë e familjes euro-atlantike.

Haradinaj takon Mattis, konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri
Lexo po ashtu Haradinaj takon Mattis, konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri

“Sekretari Mattis ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut, por edhe në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Në këtë kontekst sekretari Mattis konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë. Në këtë plan Sekretari Mattis konfirmoi se ShBA do të punojë ngushtë në implementimin e secilës etapë të këtij plani”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori