LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje ministri grek i transportit pas aksidentit hekurudhor në Greqi nga i cili mbetën disa të vdekur

Jep dorëheqje ministri grek i transportit pas aksidentit hekurudhor në Greqi nga i cili mbetën disa të vdekur

Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një përplasje “kokë më kokë” midis dy trenave në Greqi.

Përplasja ndodhi jashtë qytetit qendror të Larissa vonë të martën, kur një tren pasagjerësh që shkonte nga kryeqyteti, Athina, për në Selanik, u përplas me një tren mallrash që udhëtonte nga qyteti verior.


Disa nga vagonët e pasagjerëve kanë shpërthyer në flakë nga përplasja.

Operatori hekurudhor Hellenic Train raportoi se rreth 350 persona kishin qenë në trenin e pasagjerëve, i cili u nis nga Athina në orën 19:22.

Dhe Kostas Karamanlis, ministri i transportit i Greqisë, dha dorëheqjen pasi vizitoi vendin e përplasjes, duke thënë se e ndjente se ishte “detyrë” e tij të jepte dorëheqjen.

“Dhimbja është e pashpjegueshme”, citohet të ketë thënë ai. “Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë”.

“E konsideroj si element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike”.

Të paktën 66 persona u lënduan në aksident, duke përfshirë gjashtë në kujdesin intensiv, ndërsa rreth 250 pasagjerë, disa me lëndime të lehta, u evakuuan në mënyrë të sigurt me autobus për në Selanik, rreth 130 km larg.

Njësitë spitalore të përdorura për trajtimin e viktimave të djegura në zonë u alarmuan dhe dhjetëra ambulanca u dërguan në vendngjarje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori