LAJMI I FUNDIT:

​Jep dorëheqje drejtoresha e Divizionit për Mbrojtjen e Juridike të akuzuarve nga Specialja, Ministria e Drejtësisë thotë se e ka shkarkuar

​Jep dorëheqje drejtoresha e Divizionit për Mbrojtjen e Juridike të akuzuarve nga Specialja, Ministria e Drejtësisë thotë se e ka shkarkuar

Ministria e Drejtësisë pretendon se e ka shkarkuar drejtoreshën e Divizionit për Koordinimin e Procesit  për Mbrojtje Juridike dhe Ndihmë Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në Dhomat e Specializuara, Pranvera Ejupi – Hajzeri, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë,  duke thënë se ajo ka ofruar dorëheqjen e saj dhe se për këtë ka fakte.

Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi- Hajzeri ka thënë se ka dhënë dorëheqje.


Ajo për Portali D ka thënë se të premten e 20 majit ka dhënë dorëheqje duke dërguar edhe e-mail zyrtar.

Mirëpo, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka liruar nga detyra Pranvera Ejupi-Hajzeri, me pretekstin se kjo e fundit i ka tejkaluar kompetencat e saj.

“Ministrja, dje [të premten] e ka liruar nga detyra ish-drejtoreshën Pranvera Ejupi”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me arsyet pse është shkarkuar Ejupi-Hajzeri, Pireva ka thënë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe mos raportimit të saktë.

Pireva nuk ka treguar se për çfarë tejkalimi kompetencash dhe për çfarë mos raportimi të drejtë dhe të saktë bëhet fjalë, duke deklaruar se “vetëm kaq mund të them”.

Mirëpo, vendimi  i shkarkimit të drejtoreshës Ejupi – Hajzeri nuk ekziston në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Ejupi – Hajzeri ka thënë se nuk është shkarkuar, përkundrazi thotë se ka ofruar dorëheqjen dhe për këtë ka dëshmi

“Unë kam e kam ofruar dorëheqjen time dje tek Ministrja Haxhiu”, tha ajo.

“Nëse kishte pas shkarkim ajo kishte nxjerr vendim dje [të premten ]!”, ka thënë ajo, për Portali D.

Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori