LAJMI I FUNDIT:

BE i jep donacion Shqipërisë 20 mijë teste për COVID-19

BE i jep donacion Shqipërisë 20 mijë teste për COVID-19

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar se Institutit të Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë do t’i vihen në dispozicion 20 mijë teste për COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, diplomati ka theksuar që Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë pranë Shqipërisë për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion për Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”,  shkruan Soreca.

Sot në Shqipëri janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 609.