Jennifer Lopez: Ishte zhgënjyese që nuk u nominova për Oscar

272:"INGLEWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 29: Oprah and Jennifer Lopez speak onstage during 'Oprah's 2020 Vision: Your Life in Focus Tour' presented by WW (Weight Watchers Reimagined) at The Forum on February 29, 2020 in Inglewood, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images) 12:"Getty Images
Pas raportimeve dhe promovime disamuajshe të lidhura me filmin "Hustlers", Jennifer Lopez ka deklaruar se ndihet paksa e zhgënjyer që nuk është nominuar për çmimin Oscar.
Aktorja 50 vjeçare mori komplimente të shumta për interpretimin e saj, ndërsa gjatë bisedës me Oprah Winfrey në emisionin e saj, e shprehu pakënaqësinë me atë që ka ndodhur.
“Kam marrë shumë lëvdata për rolin në atë film. Në fakt, shumë më tepër sesa në të kaluarën”, ka thënë J.Lo, transmeton People.

“Pastaj i lexoja tekstet dhe mendoja: ‘O Zot, a mund të ndodhë kjo vërtet? A është gjë e mundshme”.
“Dhe pastaj asgjë nuk ndodhi. Prandaj, po, ishte paksa zhgënjyese”, ka deklaruar më tej aktorja. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































