Jennifer Lopez dhe Ben Affleck hynë në tapetin e kuq së bashku për herë të parë që nga kur u martuan në korrik.

Aktorja 53-vjeçare dhe aktori 50-vjeçar udhëhoqën paradën në eventin e mbushur me yje të Ralph Lauren “Pranverë 2023” në San Marino, Kaliforni.


Jennifer veshi një fustan të mahnitshëm me ngjyrë të zezë me vija, i cili ia vinte në pah dekoltenë.

63458383 11314457 image a 12 1665719964126

Ylli i muzikës përshtati pamjen me një palë taka të zeza Christian Louboutin dhe një kapelë kauboji.

Për mbrëmjen e tij me krijuesen e hitit “On The Floor”, Affleck ishte veshur me një xhaketë leshi dhe me pantallona të ngushta dhe një këmishë e gjithi në të zeza.

63457037 11314457 image m 7 1665716590246

Aktori i “Argo” përshtati pamjen klasike me një kravatë me model që thuajse përzihej me kopset e tij, si dhe një palë këpucë lëkure me shkëlqim.

Çifti pozuan të kapur dorë për dore teksa rrezatonin lumturinë e të porsamartuarve.

63457759 11314457 image a 27 1665717633768

Kujtojmë që dyshja u martuan në korrik në një ceremoni 'argëtuese dhe të rastësishme' në Las Vegas.

Kjo është martesa e dytë për Benin, i cili ka tre fëmijë – Violet dhe Seraphina, dhe djali Samuel, - nga martesa e tij dhjetëvjeçare me Jennifer Garner, e cila përfundoi në 2018.

63457687 11314457 image a 16 1665717526509

Jennifer ka binjakë 14-vjeçar - vajzën Emme Maribel Muniz dhe djalin Maximilian David Muniz - nga martesa e saj e tretë me Marc Anthony, e cila përfundoi në 2011 pas shtatë vjetësh.

Ben dhe Jennifer ishin ulur në rreshtin e parë dhe dukeshin të etur për të parë një vështrim të parë në koleksionin e veshjeve të gatshme të Ralph Lauren për pranverë/verë 2023. /Telegrafi/

63457689 11314457 image a 22 1665717535736

63458385 11314457 image a 15 1665720467777

63458387 11314457 image a 13 1665720465198

63458389 11314457 image a 18 1665720474331