LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston shfaqet shumë elegante në kostumin ngjyrë hiri

Jennifer Aniston shfaqet shumë elegante në kostumin ngjyrë hiri

Jeta e Jennifer Aniston në karantinë ka marrë fund, pasi aktorja mahnitëse tashmë i është kthyer punës.

51-vjeçarja u pa në set dje (e martë), e veshur me një kostum të mrekullueshëm hiri që përmbante një xhaketë të gjatë, një të çarë të lartë në anën e majtë të fundit dhe një rrip që vinte në pah belin.


Ajo kishte veshur taka që përputheshin në mënyrë të përsosur me kostumin, së bashku me çorapet e tejdukshme hiri.

Aniston kishte veshur një mburojë mbrojtëse plastike të fytyrës, e cila lejonte që grimi i saj i mahnitshëm të kapej nga kamera.

Kostumi i hirtë i hapur tregonte vërtet lëkurën e saj të nxirë, ndërsa flokët e saj duken të mahnitshme pas freskimit që i kishte bërë së fundmi. /Telegrafi/