LAJMI I FUNDIT:

Jeni të sigurt që deri tani keni puthur siç duhet?

Jeni të sigurt që deri tani keni puthur siç duhet?

Nëse jeni të sigurt që keni larë dhëmbët dhe keni konsumuar vetëm gjëra me aromë lulesh, jeni gati ta çoni lidhjen në nivel komplet tjetër. Do thoni ju si?

Puthjet, jo më kot konsiderohen magjike. Nëse e bën perfekt atë moment, asgjë s’do të jetë si më parë mes jush.


Gjeni momentin e duhur

Lexoni lëvizjet e personit tjetër dhe përpiquni ta pyesni nëse ndihet komod t’ju dhurojë një puthje. Nga ana tjetër mos prisni shumë gjatë për ta dhënë atë puthje, ndryshe do mendojë se nuk jeni të interesuar dhe do largohet.

Sytë, fokusohuni te sytë

Është e rëndësishme të ruani një kontakt me sy para momentit të puthjes, ndërsa gjatë puthjes lëshoni veten dhe shijoni gjithçka me sytë mbyllur, shkruan Marie Claire.

Shijoni momentin

E garantuar se do të kënaqeni më shumë nëse nuk shqetësoheni për aftësitë tuaja në puthje, apo për qiranë e shtëpisë që e keni lënë pa paguar, por shijoni momentin.

Mos nxitoni, s’po ju ngut askush

Puthja është punë në skuadër. Përpiquni të mos e trembni duke nxjerrë më shumë gjuhë se ç’duhet apo dhëmbë.

Përdorni zbutës për buzët

Askush nuk pret që ju të keni buzë të mëndafshta, por të paktën mund të shmangni çarjen e buzëve në dimër, sepse nuk është dhe aq e këndshme për asnjërin.

Tregohuni spontanë

Alternojeni puthjen e zakonshme me ndonjë kafshim të lehtë të buzës, një puthje në qafë dhe ca fjalë të ëmbla në vesh, citon Anabel.

Jepini partnerit/es këshilla pozitive

Nëse mendoni se ka diçka që nuk shkon, përpiquni të flisni me partnerin/en dhe me butësi tregojini çfarë mund të ndryshojë. Ose nëse çdo gjë shkon mirë, mund t’ia vini sërish në dukje. /Telegrafi/