LAJMI I FUNDIT:

Jeni gati për printin më popullor të momentit?

Jeni gati për printin më popullor të momentit?

Jemi të sigurt që modeli më i shpeshtë i bluzëve që keni parë këto kohë është ky!

Trendi tie-dye është një nga trendet e viteve ’60 që pati një rikthim që vitin e kaluar, por këtë vit është përhapur më shumë.

Nga pasarelat e modës, deri te veshjet e VIP-ave, këtë print po e shohim ngado.

Bluzat “lara lara”, të lyera me ngjyrat më të ndezura që ekzistojnë janë më shumë se kurrë në modë, edhe pse qarkullon prej më shumë se dy vitesh në industrinë e modës.

Që nga bluzat, tek tutat, fustanet, e deri tek çorapet, ky print do të zërë vend se s’bën diku në veshjen tuaj këtë sezon.

Si fillim, merrni një bluzë të bardhë që s’ju pëlqen dhe aq shumë dhe lyejeni vetë!

Mund të luani me ngjyrat sa të dëshironi, nuk ka një rregull për kombinimet.

Fillimisht, frymëzohuni këtu.

Burimi: Who What Wear