LAJMI I FUNDIT:

“Jemi të sigurt se Rusia do të përdor emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut”

“Jemi të sigurt se Rusia do të përdor emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut”

Marrëveshja e Prespës ka kontribuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan që nga nënshkrimi i saj dhe është gjithashtu një model i pranuar ndërkombëtarisht për zgjidhjen e dallimeve midis dy shteteve të pavarura sovrane nën patronazhin e OKB-së, pa ndërhyrje nga palë të treta, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë duke përgjigjur ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse në lidhje me marrëveshjen e Prespës, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të thirrur të respektojnë frymën dhe përmbajtjen e marrëveshjes dhe ta përshëndesin faktin se udhëheqësit politikë e të dyja vendeve kanë treguar guximin e nevojshëm politik për të arritur një zgjidhje për një çështje veçanërisht të vështirë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë interesat e tyre kombëtare”, thonë nga MPJ e Greqisë.


Ata shprehin bindjen se Rusia “do të respektojë ndjeshmërinë e popullit grek në lidhje me përdorimin e emrit Maqedonia” dhe që tani e tutje, vendi të përdorë “emrin e ri kushtetues, domethënë të Maqedonisë Veriore”.

Dhe ajo çka është më e rëndësishme, të distancohen nga deklarata të ngjashme të cilat ndërhyjnë në punët e Greqisë”, thonë MPJ-ja e Greqisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori