Njohësit e çështjeve ekonomike shprehen skeptik se viti 2017, do të jetë vit i rimëkëmbjes së ekonomisë në Maqedoni, e cila siç shprehen ata, mbetet peng i krizës politike.
Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike, tha për Radion Evropa e Lirë se pret që viti 2017 të jetë një kopje e keqe e gjendjes socio-ekonomike të qytetarëve të Maqedonisë për faktin se biznesi nuk mund të shënojë hapa pozitiv përderisa vazhdon kriza politike.
“Pjesa e parë e vitit që sapo kemi shkelur, pra 2017, do të jetë e ngarkuar me atë presionin e formimit të qeverisë së re të Maqedonisë dhe menjëherë pas kësaj vazhdon presioni i organizimit të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në prill. Andaj, sigurisht në një situatë të këtillë sektori i biznesit nuk është i interesuar të fokusohet në aspektin e investimeve”, tha Halili.
“Duke pas parasysh këtë, kushdo që të jetë mandatari i qeverisë së re pritet të fokusohet më shumë në investimet kapitale që në një mënyrë kushtimisht thënë do të vihen në funksion të promovimit me pompozitet si angazhim kolosal i qeverisë në të mirë të qytetarëve” theksoi ai.
Ndërkaq, Zoran Ivanovski, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkupit, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se një problem që kërkon zgjidhje urgjente sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë është fokusimi i qeverisë së re e cila pritet të zgjidhet, në uljen e borxhit publik i cili ka tejkaluar mbi 50 për qind të bruto prodhimit vendor.
“Imponohet nevoja që me urgjencë të hartohet një strategji rreth uljes së borxhit publik në planin e mesëm dhe atë afatgjatë sepse vendi po hyn në një fazë kritike sa i përket thellimit të borxhit publik dhe kjo duhet të paraqet prioritet për qeverinë e ardhshme”.
“Një element tjetër është dhe heqja dorë e shtetit nga marrja e borxheve që gjithsesi do të paraqet një hap shumë të vështirë nga ana e qeverisë së Maqedonisë por kjo është mënyra e vetme për ta shpëtuar vendin nga bankrotimi, dhe orientimi kah investimet kapitale siç janë investimet në infrastrukturë”, thotë Ivanovski.
Kurse Arben Halili, në anën tjetër, konsideron se gjendja e vështirë ekonomike do të detyroj që të rinjtë edhe në vitin 2017, gjithnjë e më shumë të ardhmen e tyre ta shohin jashtë vendit.
Sipas tij, nuk ka indikacione se diçka mund të ecë për së mbari për të ardhmen e të rinjve përderisa institucionet e vendit duhet të ndërmarrin hapa të përshpejtuara sa i përket normalizimit të gjendjes politike.
“Çelësi i zgjidhjes së problemeve ekonomike në Maqedoni është në zgjidhjen e problemit rreth kizës politike i cili problem u stërgjatë dhe kostoja e riparimit të problemeve që shkaktoi kriza politik do të jetë shumë e lartë gjatë viteve të ardhshme. Shumë projekte nga investitorët e vendit, por edhe ata të huaj të cilët ishin të interesuara për të investuar u bllokuan gjersa në sipërfaqe duket qartë se diçka pozitive sa i takon stabilitetit politik ka filluar të ndodh në Maqedoni”, thotë Halili.
Ndërkohë, Zoran Ivanovski shprehet skeptik që gjatë vitit 2017 do të shënohet rritje edhe në lidhje me investimet e huaja, përkundër një varg privilegjesh të cilat i ndan Qeveria e Maqedonisë për kompanitë e huaja.
Ekspertët e ekonomisë gjithashtu theksojnë se nevojitet formimi sa më i shpejtë i qeverisë së re të Maqedonisë e cila do të jetë transparente në të gjitha veprimet të cilat duhet t`i ndërmarrë dhe njëherësh të instalojë llogaridhënien si një nga shtyllat bazë të funksionimit të saj duke vendosur në maje të agjendës së saj prioritet ekonomike për të filluar të ecë nga e mbara ekonomia e vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj falënderon qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Luanit
Prokuroria jep akuzën zyrtare për Erdgys Arrazin, pas tragjedisë në Shkodër
Apasiev nuk do të mbështet Siljanovska-Davkova në zgjedhjet presidenciale, është i mundur bojkoti i heshtur
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'