Nuk jemi! Edhe pse te ne mund të dalin edhe dëshmitarë se toka është e rrafshët, le të dalë vetëm një dhe le të dëshmojë se në këto troje e dëgjoi kërkesën shqiptare për “banana-republikën”! Edhe me pagesë nuk gjen dëshmitarë të tillë. As në vitin 1968, as në demonstratat e vitit 1981, e as në vitet e 1990. Çfarë bananesh, veç republikë! “Kosova republikë”. “Republikë, kushtetutë, ja me hatër…”! Hiq bre, askund dhe askush nuk ka kërkuar “Banana-republikë”. Demokraci, po! Pavarësi, po! Republikë, po! Bananet nuk i ka përmendur askush, vëlla!
Nëse dikush e quan të tillë, ata/ato ose nuk e kuptojnë termin, ose nuk e kuptojnë Kosovën. Serbia na quajti për herë të parë “Banana-republikë” dhe u desh shpejt e shpejt të shfletojmë literaturë për të kuptuar se çfarë po na shanë, ajo. Në rregull, në rrjet ka edhe shkrime nga intelektualë shqiptarë me dilemën e shprehur nëse Shqipëria apo Kosova janë Banana-republika. Nuk janë, o njeri! Janë veç republika, ndoshta shumë të lodhëta që luhaten në mes demokracisë dhe autoritarizmit të liderëve të tyre, por republika janë. Republikës nuk i shikohen dhëmbët. Edhe bananet i kemi nga importi, se nuk rriten te ne. Nuk i bënë klima. Republikën, po, e bën klima!
Pastaj, ishte rrenë. Nuk ishte kontejner me banane si raportuan disa media. Kokaina e sekuestruar në aksionin e fuqishëm në Lipjan, supozohet të jetë vendosur në vendin më të sigurt në Kosovë, në “dhomën e dëshmive”. Bananet jo. Nuk kishte banane. Harrojeni të kaluarën kur dëshmitë dhe dëshmitarët ishin pika e dobët e Policisë, Prokurorisë dhe Gjyqësisë kosovare. Tash është ndryshe, dhomë të dëshmive ka, por bananet edhe po të ishin pjesë e këtij rrëfimi, nuk do të arrinin atje se i hanë rrugës. Nejse…
Ndoshta edhe nuk janë vendosur aty, as kokaina e as bananet, por këndej e tutje kjo nuk është çështje që i intereson publikut. Me këto te ne nuk merren qytetarët. Qytetarët u gëzuan kur e panë se …”megjithatë” diçka po lëvizë. Vet aksioni, ngjante me një fushatë të fuqishme antikrimi. Merreni me mend, gjithë ai njeri i përfshirë ë operacionin e fshehtë e çile guri gojën, nuk rrodhi asnjë fjalë. Po ta mbante fshehtësinë vetë krimi, do ta kuptonim, por edhe policisë nuk i rrodhi askund. Aferim. Prej Brazili deri në Lipjan, në fshehtësi të plotë, policia dhe prokurorët tanë e përcollën kontejnerin me banane, dhe kur arriti në Lipjan, bananet u bënë … mish.
Njëherë u fol për mbi dy ton kokainë të fshehura në një kontejner me banane me vlerë mbi gjashtë miliardë dollarë, por me gjasë u pa që është rrëfim i vështirë për të u besuar dhe u reduktuan shifrat. Në fund sasia prej 400 kilogramësh e fshehur në një kamion me mish, përfundoi, gjithnjë sipas raportimit të mediave, në qytezën e Kosovës qendrore. Edhe rrëfimi u bë diqysh më i kapshëm për publikun. Po e dini pastaj si rrodhën gjërat…
Pra, s’ka banane, s’jemi Banana-republikë, veç Kosovë edhe Republikë. As shifrat me gjashtë miliardë nuk kanë të bëjnë me ne. Nuk ka logjikë që krimi të qarkullojë më shumë para se shteti. Llogariteni vet, vetëm disa dhjetëra milionë janë. Sido që të jetë, prokuroria dhe policia jonë, u zgjuan nga gjumi dhe …! Dimri ka kaluar, dhe vetingu po vjen … edhe pranvera po vjen…!
Përndryshe, si po thotë “Wiki”(pedia), termi “Banana-republikë” u shpik në 1901 nga autori amerikan O. Henry në librin e tij “Lakra dhe mbretër” për të përshkruar një vend në të cilin ekonomia, njerëzit dhe qeveria e saj po shfrytëzoheshin nga kompania shumëkombëshe. Kështu po thotë “Wiki” edhe pse asaj nuk i besohet, mësa … politikës tonë. Sigurisht, ju po e kuptoni që “Wiki” nuk e kishte fjalën për Kosovën, jo vetëm për shkak të bananeve, të cilat ne nuk i prodhojmë…
Në fakt, te ne bananet sillen të gjelbra dhe pastaj piqen nëpër furra speciale. Përpos që s’kemi banane, edhe shoqëria jonë është ndryshe, veç me dy shtresa: politikanët dhe të tjerët. E shoqëritë e Banana-republikave, siç thotë “Wiki”, zakonisht janë shumë të shtresuara, të përbërë nga një klasë e vogël udhëheqëse biznesi, udhëheqësish politikë dhe ushtarakë dhe një klasë më e madhe e varfër punëtore .. ku oligarkët kontrollojnë sektorët primar të ekonomisë së vendit, politikën, gjithçka.
Le krejt, ne nuk kemi banane sikur në Amerikën Latine, por kemi detin në Shqipëri, minierat, energjinë, rrugët dhe …“miniera” të tjera. Kështu, dilema jonë e shtruar qysh në titull e humbë kuptimin. A jemi “Banana-republikë”? Përfundimisht mund të thuhet se nuk jemi!
Jo more, çfarë korporatash të huaja. Për shumicën e këtyre nuk kemi arsye të fajësojmë të huajt. Kemi korporatat tona private. Madje edhe ato publike trajtohen si private. Kush ka merita lufte apo vota, ka edhe korporatat publike.
Pastaj, korporatat shumëkombëshe rrëzonin e ngrinin qeveri nëpër këto vende sipas interesave të vet, duke korruptuar kështu elitën e vendit. As kjo nuk ka të bëjë me ne. Korporatat nuk përzihen.
As me grusht shtete, nuk ka të bëjë. Atje pra, në “Banana-republikë” kur gjërat nuk shkonin me para, atëherë edhe bëhej grusht shtet ku armata e merrte gjithçka në dorë. Ne as armatë tamam nuk kemi. Grushtshtetet nuk i lejon KFOR-i.
As me luftëra civile nuk ka të bëjë asgjë. Luftërat civile ishin mënyrat e ndërrimit të pushtetit nëpër këto “Banana-republika” kur asgjë tjetër nuk bënte punë. Hiç 1997-tën në Shqipëri, ndoshta edhe 2004-shin Emisarët specialë, po. Ata rrëzojnë e ngrenë koalicione, por kjo s’ka të bëjë asgjë me … bananet në Kosovë. Te ne nuk kishte kurrë diçka që ngjanë me luftën civile. Nuk jemi vëlla, “Banana-republikë”. Kot e diskutoni…
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

Fyerjet e rënda ndaj Alban dhe Beatrix Ramosajt në emision, Albëria paralajmëron se do të ndiqet rruga ligjore kundër Albano Bogdos

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal