LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos fiton në 13 minuta më shumë se një person mesatar gjatë gjithë jetës

Jeff Bezos fiton në 13 minuta më shumë se një person mesatar gjatë gjithë jetës

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos një figurë kyçe në biznesin modern, pa një rritje masive të fitimeve neto, nga 107 miliardë në fillim të vitit 2023 në 177 miliardë dollarë një vit më vonë, duke shënuar një fitim prej 70 miliardë dollarësh, sipas Fortune.

Kjo barazohet me një rritje prej 191,780,822 dollarë në ditë ose rreth 7,990,868 dollarë në orë, transmeton Telegrafi.


Për ta parë këtë në përspektivë, nëse një punëtori mesatar amerikan i duhet gjatë gjithë jetës të fitojë 1.7 milion dollarë, Bezos e fiton këtë shumë për rreth 12.76 minuta.

Me fjalë të tjera, atë që një punëtor mesatar fiton gjatë një karriere të tërë, Bezos e fiton në pak më pak se 13 minuta.

Rritja e pasurisë së Bezos është nxitur kryesisht nga aksionet e tij në Amazon. Që nga viti 1997, kompania është zgjeruar ndjeshëm, jo vetëm në shitjen me pakicë në internet, por edhe në fusha si “cloud computing” me Shërbimet Ueb Amazon dhe me transmetimi digjital.

Këto zgjerime kanë shtyrë vazhdimisht çmimin e aksioneve të Amazon në rritje, duke ndikuar ndjeshëm në vlerën neto të Bezos. Në vitin 2023, shitjet me pakicë të tregtisë elektronike të Amazon në mbarë botën ishin parashikuar të arrinin në 746.22 miliardë dollarë, duke theksuar pozicionin dominues të kompanisë në sektorin e tregtisë elektronike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori