Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij Lauren Sanchez kaluan një mbrëmje të qetë romantike në një restorant italian, duke treguar se jeta e tyre si çift i sapomartuar po ecën mes dashurisë dhe sfidave publike.

Themeluesi i Amazon, 61 vjeç, dhe prezantuesja 55-vjeçare u panë duke mbajtur duart dhe buzëqeshur gjatë daljes së tyre nga restoranti Alba, pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni luksoze në Venecia.


Lauren tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant ngjyrë kafe me motive florale dhe detaje me thekë, të kombinuar me aksesorë të artë dhe taka elegante, ndërsa Bezos zgjodhi një veshje më të thjeshtë me bluzë polo dhe pantallona të errëta, shkruan DailyMail.

Dalja e tyre vjen në një periudhë kur çifti po përballet me një betejë gjyqësore ndaj Michael Sanchez, vëllait të Lauren, të cilin e akuzojnë për përpjekje për të publikuar fotografi private të tyre.

Bezos dhe Lauren po kërkojnë rreth 190 mijë dollarë (rreth 175 mijë euro) në shpenzime ligjore, pas një procesi të zgjatur katërvjeçar.

Megjithatë, pavarësisht sfidave në prapaskenë, çifti u shfaq i qetë dhe i lumtur në publik, duke i treguar botës se lidhja e tyre vazhdon të mbetet e fortë dhe e përkushtuar. /Telegrafi/