Kompanitë që prodhojnë vetura, për përvjetorë të ndryshëm e krijojnë një model të veçantë që zakonisht është edicion i limituar.

Mirëpo, Jeep nuk ka prodhuar asgjë, por ka krijuar një lloj zyre lëvizëse, e cila do të vendoset në vende të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Kjo do të jetë e stacionuar në terrene të vështira, ku vetëm makinat që lëvizin me 4x4 mund të arrijnë.

Të interesuarit mund t’i marrin këto vetura dhe t’i provojnë nëpër hapësira të thepisura dhe jo të përshtatshme për vozitje. Më pas, në rimorkion e përshtatur për zyrë, mund të konsultohen me punonjësit dhe të bisedojnë për blerjen.

Në këtë formë, kompania amerikane po tregon fortësinë që kanë prodhimet e saj. /Telegrafi/

Jeep feston 75 vjetorin e themelimit me sallon levizes foto