LAJMI I FUNDIT:

Jeep me dy hibridë të ri që mbushen me rrymë, vetëm për tregun evropian

Jeep me dy hibridë të ri që mbushen me rrymë, vetëm për tregun evropian

Makina që mbushen me rrymë, të afta për të gjitha terrenet

Gjatë CES 2020 që u zhvillua në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, Jeep e shfaqi Wrangler të ri, hibridin e parë që mbushet me rrymë, transmeton Telegrafi.


Ky është modeli, që e kompleton trion e këtij lloji makinash, ku përfshihet Jeep Renegade dhe Jeep Compass. Në fakt, këto makina, janë vetëm tri nga 10 PHEV që Fiat Chrysler që e ka në pronësi Jeep, do t’i lansojë brenda dy vitesh.

Por, Renegade dhe Compass që janë pjesë e First Edition, janë të dedikuara vetëm për tregun evropian dhe lansohen më nëntë mars. Të dy veturat, do të kenë motorë me 1.3 litra apo 2.0 litra, që i mundësojnë të prodhojë 240 apo tjetri deri në 270 kuaj fuqi.

Që të dyja janë 4×4, ku njëri motor i dërgon fuqi rrotave të përparme, derisa tjetri në ato të pasme, duke i mundësuar që të lëvizë me të dy palë rrotat. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për shtatë sekonda, kurse 200 kilometra në orë është shpejtësia maksimale që e arrin.

Vetëm me motorin elektrikë, këto makinë mund të arrijnë deri në 130 kilometra në orë, ndërsa kanë autonomi deri në 50 kilometra. Nëpërmjet tri sistemeve për vozitje, këta Jeep të ri e kanë lëvizjen shumë më të përshtatshme dhe të mirë. /Telegrafi/