LAJMI I FUNDIT:

Javën që vjen lansohet hiper-makina italiane që është duke u përpunuar për shtatë vjet (Foto)

Javën që vjen lansohet hiper-makina italiane që është duke u përpunuar për shtatë vjet (Foto)

Në Itali ndodhen kompanitë më të mëdha automobilistike si Ferrari, Lamborghini dhe Pagani, ndërsa së shpejti atyre iu bashkëngjitet edhe Calafiore.

Kjo e fundit, për shtatë vite është duke e përpunuar modelin C10, për të cilin ka publikuar vetëm disa imazhe me skica.

Së fundmi është bërë e ditur se makina që është krijuar nga materiali me fibra karboni, titaniumi, alumini dhe ari, do të lansohet javën që vjen.

Nuk është bërë e ditur shpejtësia që ka hiper-makina, por është njoftuar se ka njëmijë kuajfuqi.

Mbetet të shihet se a do të hyjë në garë me makinat e këtij lloji edhe ky prodhues i ri. /Telegrafi/