LAJMI I FUNDIT:

Javën e shkuar për herë të parë në histori të Bundesligës u ndërprerë ndeshja për ta lënë një futbollist që të bënte iftar

Javën e shkuar për herë të parë në histori të Bundesligës u ndërprerë ndeshja për ta lënë një futbollist që të bënte iftar

Loja mes Augsburgut dhe Mainz 05 u ndërpre për të lejuar Moussa Niakhate të prishë agjërimin e tij kur kishte arritur koha e iftarit.

Myslimanët në mbarë botën aktualisht po festojnë Ramazanin, përfshirë edhe superyllin e Real Madridit, Karim Benzema, i cili kishte agjëruar gjatë gjithë ditës përpara se të bënte një het-trik kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.


Mbrojtësi i Mainzit, Niakhate, po ashtu po e mban Ramazanin si pjesë e besimit të tij mysliman. 26-vjeçari e prishi agjërimin gjatë ndeshjes së skuadrës së tij javën e kaluar.

Në minutën e 65-të, gjyqtari i ndeshjes Matthias Jollenbeck ndërpreu ndeshjen në mënyrë që Niakhate të mund të pinte ujë.  Ai u pa duke pirë nga dy shishe, me sa duket ujë dhe një pije sportive.

Pasi e prishi agjërimin, francezi falënderoi gjyqtarin Jollenbeck për këtë moment të shkëlqyer.

Sipas SPORT, ky rast shënoi herën e parë ndonjëherë që një ndeshje gjermane e elitës ishte ndërprerë për t’i lejuar një lojtari të prishte agjërimin.   Tifozët në internet e pëlqyen momentin.

Lutz Michael Frohlich, drejtor për komunikim në Komitetin e Gjyqtarëve Gjerman, thotë se ua ka apruvuar gjyqtarëve që ta ndërpresin ndeshjen.

“Nuk ka asnjë udhëzim të përgjithshëm në këtë drejtim, por sigurisht që ne mbështesim gjyqtarët tanë që lejojnë pushime të tilla për pije gjatë Ramazanit me kërkesë të lojtarëve”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori