Kuvendi i Kosovës, ditë më parë ka mbajtur një seancë të iniciuar nga opozita për bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas deklarimeve të deputetëve, kjo seancë u mbyll pa ndonjë rezultat, ndërsa KQZ ende po vazhdon të mbetet i bllokuar.
Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë për Telegrafin se janë në koordinim me LDK-në për hartimin e një drafti që ta dërgojnë Presidentin në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne jemi në koordinim edhe me LDK-në për ta dërguar Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Jemi duke punuar në një draft dhe të shohim se cilat janë mundësitë e adresimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese. Ne konsiderojmë se shkelja po bëhet edhe me mos veprim. Kompetenca e Presidentit si e dyta më radhë është garantimi i funksionimit të institucioneve të pavarura kushtetuese, ndërsa Presidenti ka më shumë se një vit që po e mban të bllokuar KQZ-në, dhe kjo ka sjell shumë pasoja”, ka thënë ajo.
Sipas saj duhet 30 nënshkrime për ta dërguar Presidentin në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne duhet të konsultohemi edhe me LDK-në, sepse na duhen 30 nënshkrime, pasi që situata nuk është e njëjtë sikurse me projektligjet që i kontestojmë, shembull projektligji për dialogun. Këtu na duhen pra më shumë nënshkrime, minimumi 30 për ta dërguar Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Andaj besoj që në javën e ardhshme përcaktohemi rreth këtij drafti, pasi që ne e kemi një draft që kemi punuar në të njëjtin”, është shprehur Haxhiu, për Telegrafin.
Ndër të tjera, ajo ka theksuar se me grupin opozitar PSD-në nuk do të konsultohen, pasi që sipas saj ky grup më shumë është pozitë se sa opozitë.
“Do të ishte mire që opozita t’i trajtojë të gjitha çështjet së bashku, por që kemi një grup që shumë më shumë është pozitë se sa opozitë, për shkak të veprimeve që i bënë, po i japin frymë edhe vetë koalicionit aktual dhe Presidentit Thaçi. Prandaj, nuk e kemi vlerësuar që duhet të kemi koordinim me ta. Një ditë para se të votohet rezoluta për dialogun me Serbinë, Presidenti Thaçi u ka dërguar të gjitha grupeve parlamentare emrat për anëtarë në KQZ, që i bije se ka pasur pazar në mënyrë që këta ta sigurojnë një person në KQZ”, ka thënë ajo.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë për Telegrafin se sjellja e Presidentit për bllokimin e KQZ-së është nëpërkëmbje e përgjegjësisë shtetërore.
“Presidenti duhet të respektojë Kushtetutën në emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Çdo veprim tjetër, neve na detyron të dërgojmë çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Është e papranueshme që një vit mbahet e bllokuar KQZ-ja. Janë mbi 35 këshilltarë komunal që presin certifikimin dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës. Kjo sjellje e Presidentit është nëpërkëmbje e përgjegjësisë shtetërore”, ka thënë Hoti.
Eugen Cakolli nga KDI, ka theksuar se nuk ka ndonjë mekanizëm që zhbllokon KQZ-në, përveç Presidentit të Kosovës.
Ai në një prononcim për Telegrafin tha se edhe iniciativa e opozitës për votimin e një rezolute nuk është e duhura për zhbllokimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Mënyra e vetme për zhbllokimin e këtij procesi është dekretimi nga ana e Presidentit. Nuk ka ndonjë mekanizim për të zhbllokuar këtë proces, meqenëse dispozitat në fuqi janë më se të qarta kur bëhet fjalë për këtë çështje. Do të duhej që të kemi dekretimin e emrave të dërguar nga ana e subjekteve politike parlamentare në Presidencë, dhe pastaj këta emra të bëjnë betimin ashtu siç parashihet me anë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Në fakt edhe iniciativa për votimin e një rezolute, konsideroj që ka qenë deri diku jo e arsyeshme, duke qenë se rezolutat nuk kanë ndonjë karakter detyrues sidomos kur bëhet fjalë për fushë veprimtarinë e Presidenti, roli i tij është i dukshëm”, ka thënë ai.
Cakolli ka theksuar se partitë politike njëzëri duhet të kërkojnë nga ana e Presidentit të përfundohet emërimi i anëtarëve të tyre.
“Deri më tani problem kryesor mbetet ndarja e vendeve në KQZ, për shkak se LDK dhe LVV janë duke kërkuar që të jenë nga dy anëtarë në KQZ, ashtu siç edhe do të duhej të ishin. Pastaj është edhe fakti që ka pasur problem me disa nga anëtarët e propozuar nga ana e partive politike, për të cilët thuhet se tashmë nuk i përmbushin kërkesat ligjore për këtë pozitë, pasi që tashmë e kanë konsumuar mandatin siç parashihet edhe me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, ka deklaruar ai duke shtuar se Kosova dhe politika kosovare është duke vuajtur nga bllokim i KQZ-së.
“Së pari kemi ndikimin politik, kur ne kemi rreth 40 asambleistë të komunave që kanë mbetur pa e marr mandatin e tyre, e që kanë ndikuar edhe në funksionimin e komunave. Po ashtu kemi edhe Kuvendin e Kosovës i cili do të duhej t’i ketë 120 deputet, por ka mbetur me një deputet më pak, për faktin se KQZ nuk ka arritur që të ndërmarr procedurat e nevojshme për zëvendësimin e deputetit Nezir Çoçaj me deputetin Rafet Rama. Sa i përket funksionimit të brendshëm të KQZ-së, tani më Kosova në aspektin zgjedhor mund të konsiderohet si e paralizuar, meqenëse nuk mund të ndërmerret asnjë operacion zgjedhor, pasi që nuk ka asnjë institucion të mandatuar që do të ishte përgjegjës për përfundimin e këtyre operacioneve”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Cakolli tha se KQZ shpejt do të mbesë e bllokuar edhe nga ana teknike.
“Në fillim të muajit prill do t’i skadojë kontrata edhe kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së, që nënkupton se do të kemi një paralizim edhe teknik të KQZ-së. Edhe drejtori i zyrës për certifikim të partive politike ka mbetur pa mandat, dhe KQZ nuk ka arritur të emërojë një anëtëar të ri, sepse drejtoresha e deritanishme është pensionuar. Kjo ka ndikuar që partitë politike të mbesin pa marrë edhe mjetet që parashihen me ligjin për financimin e partive politike. Andaj kjo situatë duhet të marr fund më shpejt dhe Presidenti duhet të emërojë anëtarët e KQZ-së qoftë edhe përmes shkresave që u ka dërguar partive politike dhe të hapet rruga për subjekte opozitare që të kontestojnë një vendim të tillë. Apo, në rastin tjetër do të duhej të emërohen ashtu siç ka qenë praktika deri tani, të mos ketë zvarritje dhe KQZ të mos shndërrohet në një institucion që është bazë e pazareve politike”, është shprehur ai.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me zyrën e Presidentit lidhur me këtë temë, por që kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!