Java që po mbyllet u karakterizua me disa ngjarje si nga fusha e politikës, sigurisë, sportit etj.  Telegrafi.com ka përzgjedhur katër fotografi të shkrepura nga fotoreporteri, Ridvan Slivova të disa ngjarjeve të cilat flasin më shumë se 1,000 fjalë.

Më poshtë, do të ju sjellim imazhin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj gjatë një konference për media, ku prapa tij shihet hija e kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Kjo foto ishte realizuar para protestës së këtij subjekti politik.


Dardan Molliqaj PSD konference per proteste foto Ridvan Slivova 7 Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj nën hijen e kryeministrit, Albin Kurti /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërsa në fotografitë e dytë, shihet ushtari i FSK-së me dy flamuj, atë të Republikës së Kosovës dhe NATO-s. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim kryesor.

Ilustrimi Kosova FSK Nato foto Ridvan Slivova 1 Ushtari i FSK-së dhe dy flamujt - Republika e Kosovës dhe NATO /Foto: Ridvan Slivova/

E në fotografinë e tretë, do ju paraqesim zhgënjimin e golashënuesit të Kosovës, Edon Zhegrova për barazim me përfaqësuesen e Andorrës të martën mbrëma.

Kosova Andorra foto Ridvan Slivova 93 1 Golashënuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, shpreh zhgënjimin e tij pas barazimit me Andorrën /Foto: Ridvan Slivova/

Dhe për ta përmbyllur me protestën e PSD-së, ku protestuesit mbanin pankarta në duar me fotografi ilustruese të liderëve të vendit me hundën e Pinokios.

Proteste e PSD se kunder Marreveshjes se Ohrit foto Ridvan Slivova 22 Protesta e PSD-së dhe imazhi ilustrues i liderëve të vendit me hundën e Pinokios /Foto: Ridvan Slivova/