LAJMI I FUNDIT:

Java e Kafes në Interex – shumë oferta për adhuruesit e kafes!

Java e Kafes në Interex – shumë oferta për adhuruesit e kafes!

Sigurisht se kafja është një prej pijeve më të konsumuara në vendin tonë. E duke pasur pikërisht këtë në mendje, rrjeti i supermarketeve Interex tash e disa vite e organizon Javen e Kafes në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafesë, e cila është me 1 tetor.

Duke marrë parasysh suksesin e dy viteve të kaluara që ka pasur ky organizim, edhe këtë vit, duke filluar prej datës 25 shtator e deri më 5 tetor, Interex organizon Javen e Kafes.

Të gjithë konsumatorët e Interex do të munden të provojnë e shijojnë lloje të ndryshme të kafes dhe t’i blejnë me ekstra zbritje në të gjitha pikat.

Krahas kësaj, Interex po ashtu do të ofrojë edhe zbritje në të gjitha kategoritë, duke filluar prej datës 25 e deri më 1 tetor. Kjo zbritje do të vlejë për një shumëllojshmëri produktesh, të cilat mund t’i shihni në fletushkën e mëposhtme.

Artikull i sponzorizuar