LAJMI I FUNDIT:

Java e gjashtë e shtatzënisë: Ndryshimet e humorit janë të mëdha dhe ja çfarë zhvillohet te fëmija në këtë javë

Java e gjashtë e shtatzënisë: Ndryshimet e humorit janë të mëdha dhe ja çfarë zhvillohet te fëmija në këtë javë

Në javën e gjashtë të shtatzënisë, shumë organe të rëndësishme të fëmijës tuaj zhvillohen dhe simptomat tuaja intensifikohen

Ka ardhur java e gjashtë e shtatzënisë, fëmija tashmë mund të shihet i formuar mirë në ultrazë dhe simptomat tuaja të shtatzënisë intensifikohen.


Mos u habitni nëse të përzierat bëhen rutinë juaja e përditshme, transmeton Telegrafi.

Çfarë ndodh me fëmijën?

Në këtë javë, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin e bebes, bëhen të dukshme “fillimet” e shtyllës kurrizore dhe kokës. Mund të dallohen krahët dhe këmbët, si dhe sytë, të cilët tani ndodhen në anët e kokës. Hunda, goja dhe veshët zhvillohen.

Zemra e vogël tashmë ka filluar të rrahë (me rreth 150 rrahje në minutë – pothuajse dy herë më shpejt se pulsi juaj). Foshnja tani ka sistemin e vet të gjakut nëpërmjet të të cilit qarkullon gjaku.

Zorrët zhvillohen dhe formohet gjëndra e hipofizës, si dhe pjesa tjetër e trurit, muskujt dhe kockat.

Duke qenë se organet e brendshme dhe gjymtyrët janë në fazën fillestare të zhvillimit të tyre, embrioni është shumë i ndjeshëm ndaj barnave, viruseve dhe baktereve të ndryshme që mund ta arrijnë atë nëpërmjet placentës.

Foshnja tani është rreth 6 mm e gjatë dhe madhësia e një lente.

6 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me nënën?

Ndryshimet e humorit janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe, kështu që ju mund ta gjeni veten duke qenë të disponuar në një moment dhe duke buzëqeshur në momentin tjetër. Kjo mund të jetë shqetësuese (veçanërisht nëse jeni mësuar të keni gjithçka nën kontroll), por është normale duke pasur parasysh atë që po ndodh në trupin tuaj. Shkaku i emocioneve të tilla janë hormonet. Por jeta juaj po ndryshon ndjeshëm, kështu që si mund të mos mërziteni për këtë?

Ju mund të keni shtuar disa kilogramë, por femrat në këtë periudhë për shkak të të vjellave dhe të përzierave shpesh humbin peshë.

Gjakderdhja (ose gjurmët e gjakut në brekë) është relativisht e zakonshme në shtatzëninë e hershme – ajo prek rreth një të katërtën e grave shtatzëna. Mund të ndodhë gjatë një shtatzënie normale, por ndonjëherë mund të jetë edhe shenja e parë e një aborti ose një shtatzënie ektopike. Nëse shihni gjurmë gjaku ose keni gjakderdhje, telefononi mjekun tuaj.

Java e pestë e shtatzënisë: Bebja ka madhësinë e farës së susamit, por ka një zemër që rrah shumë
Lexo po ashtu Java e pestë e shtatzënisë: Bebja ka madhësinë e farës së susamit, por ka një zemër që rrah shumë

Çfarë duhet të bëni?

Nauzea. Të vjellat e mëngjesit vijnë pa paralajmërim, zgjasin pak dhe zakonisht shoqërohen me urinë e papritur. Pra, jini të përgatitura, mbani gjithmonë diçka për të ngrënë dhe mundësisht pak ujë në çantën tuaj.

Asnjëherë mos merrni vitamina me limonadë apo lëng portokalli – kombinimi i acideve mund ta “mërzitë” edhe më shumë stomakun. /Telegrafi/