LAJMI I FUNDIT:

Java e fundit e shkurtit  sjell mot të ftohtë dhe reshje bore

Java e fundit e shkurtit  sjell mot të ftohtë dhe reshje bore
Foto: Arkiv

Java e fundit e këtij muaji do të karakterizohet me mot të ftohtë, me erë dhe të reshura të borës që do të bien ditën e martë.

Sipas një njoftimi nga Prishtina Weather në pjesën e dytë të javës priten kthjellime dhe rritje e temperaturave gjatë ditës.


“Të hënë mbetet mot i butë, me kthjellime orëve të paradites. Të martën herët në mëngjes një tjetër front i ftohtë, këtë herë më i fuqishëm, sjell të reshura shiu dhe erëra të ftohta veriore, që nga rrafshi i Kosovës reshjet edhe shndërrohen në borë.  Deri në mesditë reshjet pushojnë.  Në ditët vijuese mbetet mot pak më i ftohtë me mundësi për reshje të dobëta shiu apo edhe bore të mërkurën mbrëma.  Të premten paraqiten kushte për kthjellime, si dhe temperaturat gjatë ditës shënojnë rritje”, thuhet në njoftim.

Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet zbresin nga 5C edhe deri në -3C ditën e premte, e maksimalet nga 14C, ditën e hënë, zbresin edhe në 5C ditën e martë.

Ditën e hënë do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s, e të martën në mëngjes edhe e fuqishme nga verilindja me hove deri në 18m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale, e më pas shënon rritje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori