LAJMI I FUNDIT:

JAVA E “BURRAVE TË FORTË”

JAVA E “BURRAVE TË FORTË”

Poezi nga: Arsim Hamiti

Ne (burrat e fortë) kemi vendosur që ditët e javës t’ua kushtojmë grave


Të hënën (përshembull) mjaftohemi me ca fjalë të rënda mbi to – sa për të nisur javën
Të martën fillojmë nxehemi pak e i shajmë
nga nënat, motrat, tërë familja
(bashkë me varret e të parëve)
E mërkura është dita e komplimenteve
me fjalë të ndyera zi si futa
ku shfaqim njohuritë tona nga anatomia e trupit të femrës
me krahasime, simbole e metafora
sa çdo poet në botë do na e kishte lakmi
Të enjten, ah të enjten kthehemi i mashtrojmë, gënjejmë, injorojmë, apo ndoshta vetëm u tregojmë se çfarë burrash të fortë jemi
(pra këtë ditë merremi vetëm me llafe burrash)
Të premten (e bekuar) e kemi lënë për t’i rrahur paq
paj duhet disi ti vërtetojmë ato që thamë të enjten

Të shtunën, pasi që është ditë vikendi,
në orarin tonë (maskilist) e kemi shkruar me shkronja të mëdha: DITA E DHUNIMIT
Këtë ditë e dhunojmë ndonjë vashë, grua, nënë, ose edhe mund të bëhemi nja pesë – gjashtë burra bashkë dhe ta dhunojmë ndonjë vajzë të vogël që qanë pa pushim
(ato duhet të mësojnë herët se çfarë burrash të fortë jemi)

Të dielën, eh të dielën e bardhë (si zemrat e tyre) mundohemi pak më shumë
Këtë ditë mund të dalim me to për ndonjë kafe, një piknik, një darkë romantike, apo… apo ndoshta të dielën thjesht
i Vrasim
ngase të dielën
(pasi që është dita e fundit)
edhe ato meritojnë pak pushim
ne e dimë se mjaft i kemi lodhur ditëve tjera

Eh, këto gratë!

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
“Vlora-Vlora”

“Vlora-Vlora”

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
Kalo në kategori