LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme rikthen vëmendjen në siguri kibernetike dhe privatësi!

Java e ardhshme rikthen vëmendjen në siguri kibernetike dhe privatësi!

Siguria kibernetike dhe privatësia vazhdojnë të jenë sfidë serioze për Kosovën. Vendi ynë ka shkallë të lartë të përdorimit të teknologjisë informative dhe qasjes në internet, prandaj është e ekspozuar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të krimit kibernetikë.

Edhe sivjet Komuniteti për Siguri Kibernetik dhe Privatësi, përmes edicionit të IV-të të Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi synon të sjellë sa më shumë informacione dhe këshilla mbi format e reja të mbrojtjes së të dhënave në internet, sulmet kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale, trendet e reja në fushën e teknologjisë etj.


Meqë Evropa prej 25 Majit është përfshirë nga rregulla të reja në lidhje me të dhënat në Evropë (GDPR) tema qendrore e CSP-së këtë vit fokusohet pikërisht në këtë çështje, por pa i anashkaluar panelet dhe temat që ruajnë traditën e informimit, vetëdijësimit, dhe diskutimit të trendeve të reja sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike dhe jo vetëm kaq.

Me 15 dhe 16 Maj në Prishtinë do të jenë folësit më me renome të fushës kibernetike dhe privatësisë. Njohuritë, kontributin dhe përvojat e tyre do ti ndajnë politikanë, ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës të institucioneve publike e private, përfaqësues të ambasadave te vendeve të ndryshme në Kosovë, njerëz publikë, gazetarë, profesorë e studentë.

Për herë të parë në Kosovë, në kuadër të CSP IV, vjen Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit –ENISA, e cila punon ngushtë me Shtetet Anëtare dhe sektorin privat për të ofruar këshilla dhe zgjidhje sa i përket teknologjisë kibernetike, zhvillimin e strategjive kombëtare të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin e CSIRT-ve, ngritjen e kapaciteteve dhe shumë aspekte të tjera.

Po ashtu, Benjamin Kunz Mejri është risia e radhës e këtij edicioni të CSP-së. Ai renditet në top 5 hakerët më të mirë në Botë.
Jemi të parët në vend dhe rajon që e sjellim në Konferencë, për të ndarë përvojat e tij me të pranishmit në Konferencë gjatë datave 15 dhe 16 Maj.

Në Konferencë do të marrin pjesë një numër i madh i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që e kanë mbështetur nismen e Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi si:Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, PTK,

ARKEP, Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi,Bullgaria, Kroacia, ekspertë dhe kompani të njohura ndërkombëtare të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë: Enisa, Facebook, Google, HackerOne dhe shumë institucione, kompani të tjera të fushës në fjalë.

Këtu gjeni linçet e edicioneve të kaluara të CSP:

https://1st.cybersecurity-privacy.com/

https://2nd.cybersecurity-privacy.com/

https://cybersecurity-privacy.com/3rd/