LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Të rishikohen urgjentisht tekstet shkollore, cenojnë dinjitetin e fëmijëve me sindromën Down (Video)

Jashari: Të rishikohen urgjentisht tekstet shkollore, cenojnë dinjitetin e fëmijëve me sindromën Down (Video)

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në intervistë dhënë për Telegrafin, ka thënë se duhet të rishikohen urgjentisht tekstet shkollore të cilat cenojnë dinjitetin e personave me sindromën Down.

Ai tha se në këto tekste jo vetëm që bëhet diskriminimi i drejtpërdrejtë, por gjithashtu cenohet edhe dinjiteti i fëmijëve.


“E kemi rekomanduar urgjentisht dhe sa më parë që të jetë e mundur në aspektin logjistik të largohen këto tekste nga librat shkollor dhe të bëhet përmirësimi i këtyre teksteve. Me takimin që e patëm me disa organizata dhe me Shoqatën ‘Down Syndrome Kosova’, e kemi nxjerr një kumtesë për media të cilën ia dedikuam publikisht autoriteteve publike për të kërkuar rishikimin urgjent të këtyre teksteve të cilat definitivisht shkaktojnë situatë diskriminuese. Jo vetëm që bëhet diskriminimi i drejtpërdrejtë, por gjithashtu cenohet edhe dinjiteti e sidomos i fëmijëve që është jashtëzakonisht e ndjeshme”, theksoi Jashari.

Ndërkaq, në librin e Biologjisë të klasave të 10-ta të Gjimnazit Gjuhësor, si dhe në librin e klasave të 11-ta të Gjimnazit të Përgjithshëm, Sindroma Down cilësohet si ‘idiotia mongoloide’, term i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vite që nuk përdoret dhe cilësohet si term fyes.

Në këto libra të Biologjisë po ashtu thuhet se personat me sindromën Down ‘jetojnë më së shumti 10 deri në 15 vjet’, gjë e cila nuk është e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori