LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Ligji për amnisti është i mirë dhe shpresoj se nuk do pranohet iniciativa për ndryshim (Video)

Jashari: Ligji për amnisti është i mirë dhe shpresoj se nuk do pranohet iniciativa për ndryshim (Video)

Ligji për falje është i mirë dhe shpresoj se nuk do të pranohet iniciativa për ndryshim, tha për 24Vesti Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Drejtësisë për herë të parë ka komentuar iniciativën para Gjykatës Kushtetuese, nga avokati Risto Kitevski, ku u hap mundësia që presidenti i shtetit të falë personat e dënuar për mashtrim elektoral, pedofili, krime kundër njerëzimit.
“Unë jam i të njëjtit qëndrim si në vitin 2009 kur kam votuar ligjin në Parlament si deputet dhe më tej mendoj se ligji është i mirë dhe unë shpresoj se nuk do të ndryshojë”, thotë Jashari


Vendimi i gjyqtarëve kushtetues për të pranuar iniciativën ka ngritur opinionin ekspert në këmbë, por edhe qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme ka protestuar para Gjykatës Kushtetuese.

Disa prej tyre, si dhe opozita ka vlerësuar vendimin si të motivuar politikisht, për shkak se kjo nismë vjen në një kohë kur PSP punon në rastin e “Titanik”, në të cilin krim dyshohen funksioner të lartë të VMRO-DPMNE-së. Dyshimi u hap më tej nga fakti se Kitevski ndan një zyrë me ish-ministren e brendshme, Gordana Jankullovska, Lupço Nikolovski.

VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, nuk ka dashur t’i përgjigjet iniciativën, tha vetëm se mendimi i tij është i njëjtë si në vitin 2009. /Telegrafi/