Edhe në tre muajt e parë të këtij viti sistemi gjyqësor vazhdon të mbetet shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në Kosovë. Kështu deklaroi Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ndërsa tha se zvarritja e proceseve gjyqësore vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës.
Jashari po ashtu theksoi se pas gjyqësorit edhe ekzekutivi është njëri ndër pushtetet që më së shumti po i shkel të drejtat e njeriut në vend.
“Shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në Kosovë mund të identifikohet mbi bazën e numrit të ankesave që kemi pranuar në institucionit të Avokatit të Popullit. Prej së paku kur kam ardhur unë në vitin 2015 e deri më sot në të gjitha raportet vjetore duke përfshirë edhe këtë të fundit që i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës dhe para pak ditësh e dorëzuam në kopje fizike me të gjitha përmbledhjet e raporteve që kemi bërë gjatë vitit të kaluar Kuvendit të Kosovës, në masë po thuajse të balancuar apo të përafërt janë sistemi gjyqësor me një anë dhe ekzekutivi që përfshinë administratën e gjithë vendit, që përfshinë edhe ministritë dhe autoritet komunale. Mirëpo, gjithmonë gjykatat me një nuancë apo përqindje më të vogël ka paraprijë në numrin e ankesave që janë paraqitur në institucionin e Avokatit të Popullit. Pretendimet e qytetarëve për shkelje kryesisht i referohen sistemit gjyqësor”, tha ai.
Avokati i Popullit thotë se shqetësim vazhdon të mbetet fakti se edhe pas ekzekutimit të ndonjë vendimi, sistemi gjyqësor nuk siguron që drejtësia do të shkojë në vend.
Jashari shtoi se shteti duhet të krijojë ligjin procedural për këto zvarritjet gjyqësore përmes të cilit qytetarët kanë mundësi të dëmshpërblehen.
Ai madje tha se në bazë të analizave të tyre procedurat e një proces gjyqësor në Kosovë zgjasin deri mbi 8 vjet e gjysmë.
“Jo pa arsye për shkak se shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave gjyqësore në nivel vendi e që marrin vite të tëra qoftë në penale, qoftë në civile edhe i dyti problem ka qenë mos ekzekutimi i vendimit të plotë fuqishëm gjyqësore që edhe kur të merret një vendim nuk të siguron që megjithatë drejtësia do të shkojë në vend, sepse më pastaj fillojnë problemet e mos zbatimit. Do të duhej që vetë Kosova, shteti ynë të krijoj një ligj që ne e kemi kërkuar ligj procedural me të cilin gjithë qytetarëve që kanë zvarritje procedurale në gjykatat tona, t’u garantohet kompensim prej anës së shtetit sepse është shkelje e të drejtave të njeriut dhe qytetari ka të drejtë me realizuar një kompensim sepse shteti nuk ka arritur me i dhënë një përgjigje në çështjen e tij gjyqësore para sistemit”, theksoi Jashari për KP.
Në institucionin e Avokatit të Popullit nga janari e deri më sot janë adresuar 588 ankesa.
“Nga janari i këtij viti deri më sot janë 588 ankesa të regjistruara në institucionin e Avokatit të Popullit, të cilat pastaj ndahen në dy grupe ankesa individuale që kanë të bëjnë me një individ dhe ankesa grupore që përfshijnë numër më të madh të qytetarëve. Disa prej tyre janë edhe hetime eksoficio që ne i kemi hapur me vetë-iniciativ”, u shpreh Avokati i Popullit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre