LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Me ardhjen e kësaj qeverie është atakuar lufta e UÇK-së

Jashari: Me ardhjen e kësaj qeverie është atakuar lufta e UÇK-së

Xhavit Jashari nga shoqatat e dala nga lufta, vlerëson se prej se ka ardhur në pushtet qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, e kanë atakuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në RTV Dukagjini ka deklaruar se Kurti i ka shantazhuar veteranët.


“Prej se ka ardhur kjo qeveri, ky kryeministër, e kanë atakuar luftën e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta në një kohë dhe situatë q ë nuk është dashur të veprohet kështu kur kihet parasysh padrejtësitë që po bëhen tani edhe në Gjykatën Speciale, krerëve të UÇK-së, dhe ky kryeministër i ka atakuar dhe shantazhuar po edhe këta të cilët sot gjenden atje padrejtësisht duke i quajtur kriminelë. Ju e dini që i është drejtuar ndërkombëtarëve duke u thënë ju i shihni ata.. këta janë kriminelë, pastaj shko Hashim, nuk mund të thuash shko Hashim kur ai ka qenë president…”.

Jashari ka theksuar se kjo qeveri po e shkel dinjitetin e një vlere të rëndësishme “pa të cilin vlerë sot nuk do ta kishim lirinë”.

Sipas tij, çdo ditë po shihet se mungon përmasa kombëtare.

Kurti fton veteranët e UÇK-së për dialog dhe konstruktivitet në gjetjen e zgjidhjes
Lexo po ashtu Kurti fton veteranët e UÇK-së për dialog dhe konstruktivitet në gjetjen e zgjidhjes

“Kjo është demagogjia e radhës e kryeministrit Kurti, spekulon me listat që janë të pavërteta kur thotë se numri është 60 mijë, kur kihet parasysh se janë veteranë luftëtarë, pjesëtarë dhe pjesëmarrës, dhe mendoj se këtu është dashur të merren edhe statistikat e sakta nga departamenti që është për familjet e dëshmorëve, invalidë dhe viktimave civile dhe të thuhet e vërteta e saktë”, ka thënë ai teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti.

Ai potencon se qeveria aktuale o nuk e di o nuk do ta dijë rrugën se si është ardhur deri më sot.

“Megjithatë, rreth listave nuk është çështje e kryeministrit sepse kur kihet parasysh se një komision e ka kryer punën e tij që janë kompetent, organi kompetent është ai që e ka kryer këtë punë, janë komandantë të zonave me zinxhirin komandues dhe nëse këta ia kanë dhënë mundësinë dikujt që të futet që nuk e meriton të jetë pjesë e këtyre kategorive ose ia kanë mohuar dikujt është organi tjetër që është duke u marrë. Në këto momente kur këto vlera atakohen nga një qeveri e vendit, mendoj se kjo qeveri nuk e din ose nuk do ta dijë rrugën se si kemi ardhur deri këtu”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori