LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Mos shpërndarja e teksteve mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit shkollor

Jasharaj: Mos shpërndarja e teksteve mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit shkollor
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASKK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, por që sipas tij, shqetësuese mbetet çështja e shpërndarjes së teksteve shkollore pasi mund të ketë vonesa. 

Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shqetësuese është deklarata e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pasi siç u shpreh ai tekstet shkollore duket se do të vonohen.


“Nga ajo që kemi dëgjuar është që nga ana teknike është bërë një angazhim për tu përgatitur për vitin shkollor. Ajo që i gëzon prindërit është që më në fund nuk do të fillojmë me greva, por do të fillojmë me mësimin. Por shqetësim për të gjithë punëtorët e arsimit është deklarata e Nagavcit për tekstet shkollore që duket se do të vonohen, e që është gjë e keqe”, tha Jasharaj.

Tutje ai tha se ministrja Nagavci po ashtu kishte thënë që nuk do të ketë tekste të reja shkollore për klasat nga e 6-ta deri në të 9-tën, e cila sipas tij është tejet shqetësuese.

Edhe dy javë deri në fillimin e vitit shkollor, Nagavci: Po shikojmë mundësitë që të mos ketë vonesa në shpërndarjen e librave
Lexo po ashtu Edhe dy javë deri në fillimin e vitit shkollor, Nagavci: Po shikojmë mundësitë që të mos ketë vonesa në shpërndarjen e librave

“Më e keqe dhe më e madhe se kjo është deklarata e saj se do të kemi tekste të reja, nga klasa 1 deri në 5, por klasat nga e 6-ta deri në të 9-tën do të jenë të detyruar të punojnë me ato tekste të vitit të kaluar.

E kjo nuk është e drejtë dhe nuk është mirë. Nëse Qeveria Kurti nuk ka mjete për të ndarë për laptop, së paku duhet që të ndajë mjete për të gjithë nxënësit të kenë tekste të reja shkollore, ngase tekstet e përdorura vjet janë të dëmtuara dhe të nënvizuara. E kjo do të jetë një zhgënjim për fëmijët tanë, e nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të. Uroj që të mos kemi shkolla që do të kenë problem me ujë të pijshëm dhe shkolla jo të rinovuara”, ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu shprehu shqetësimin e tij se Qeveria e Kosovës, përkatësisht MASHT-i nuk kanë dialoguar me SBASHK-un para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Para fillimit shkollor gjithmonë MASHT-i i ka thirr, sindikatat e arsimit, drejtoritë arsimore, SBASHK-un dhe Këshillin e Prindërve dhe bashkërisht ta bëjmë një analizë para fillimit të vitit shkollor, e kjo nuk po ndodh”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori