LAJMI I FUNDIT:

​Jasharaj sërish paralajmëron protestë e grevë: Qeveria të ndryshojë qasje

​Jasharaj sërish paralajmëron protestë e grevë: Qeveria të ndryshojë qasje

Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) vazhdon të insistojë në kërkesat e tyre. Ata po kërkojnë dialog me Qeverinë e Kosovës, dhe nëse kjo nuk do të ndodhë brenda 15 ditëve, nuk premtojnë se në shtator do të nisë mësimi, pasi mund të ketë grevë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar që mundësia e fundit për të pasur një dialog me Qeverinë është ndërmjetësuesi ligjor, i cili e ka për obligim t’i dërgojë Qeverisë një letër dhe të insistojë për dialog.


“E vërteta është atë ditë askush nga Qeveria nuk doli të komunikojë me ne. Ne e analizuam situatën dhe duke u munduar të gjejmë zgjidhje çka tutje për t’i dhënë përgjigje dhe duke parë se në ligjin për organizimin e grevave thuhej se këto veprime të cilat i kemi bërë deri më tash janë të lejuara, por për të kaluar në një grevë të përgjithshme, duhet të shfrytëzohet edhe mundësia e fundit e cila është ndërmjetësuesi ligjor, i cili ka obligim dhe autorizim në emër të sindikatës t’i dërgohet Qeverisë një letër dhe pastaj të insistojë që Qeveria patjetër të ulet dhe të bisedojë me sindikatat. Nëse Qeveria këtij angazhimi nuk i përgjigjet pozitivisht, atëherë sindikatat me ligjin për greva e fitojnë të drejtën të hynë në grevë të përgjithshme”, ka thënë ai.

Jasharaj ka theksuar së nëse nuk do të vepronin me ndërmjetësues, atëherë sipas ligjit, Qeveria do të kishte pasur mundësi ta shpall grevën e paligjshme dhe të marrë hapa ndëshkues ndaj atyre që e shpallën zyrtarisht grevën.

“Një hap që na ka dhënë shpresë është takimi më gjashtë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, ku zoti Muja dhe të tjerët na kanë dëgjuar më kujdes, i kanë dhënë edhe idetë e tyre dhe na ka premtuar që çështjet e ngritura do t’i debatojë edhe më të gjitha deputetët e partisë së tij…urojmë që zoti Muja dhe deputetët e tjerë të mbajnë fjalën, të angazhohen sepse lufta jonë është të kemi dialog, marrëveshje mes dy palëve pa pasur nevojë qe të shkojmë në protesta dhe greva sepse keqja më e madhe dhe ajo që na lëndon neve më së shumti është se…jemi të vetëdijshëm që nga grevat tona nuk po ndëshkohet ai që e meriton Qeveria, por po ndëshkohen nxënësit, më të pafajshmit dhe jemi afër muajit qershor që shënon mbylljen e vitit shkollor dhe çdo ditë e humbur do t’i krijonte problem nxënësve, qoftë për t’i përmirësuar notat dhe për të arritur sukses më të mirë apo për të marrë dije”.

Jasharaj nuk ka përjashtuar mundësinë e vonesës së fillimit së vitit të ri shkollor nëse nuk do këtë dialog. Sipas tij, Qeveria duhet të ndryshojë qasjen ndaj sindikatës.

“Besoj qe qershori do të kalojë me mësim dhe jo me greva, por nuk mund t’i premtoj as nxënësve, as prindërve e as Qeverisë se nëse përsëri i ikin dialogut, atëherë do ta kemi punën keq, pasi nuk mund të shtyjmë afate më. Shtatori pastaj do të dalë sikur viteve të tjera, me telashe, me kërkesa për greva. Nëse Qeveria nuk e shfrytëzon këtë vullnet tonin të mirin në qershor, shtatori nuk mund të premtoj që mund të na gjej në mësim…por, Qeveria duhet të ndërrojë qasjen me sindikatën këtë e ka bërë të ditur edhe sindikatat tona që janë në nivel të Evropës, ata i kanë dërguar letër Kurtit, ku i kanë thënë që duhet të bisedojë me sindikatat dhe të ofrojë zgjedhje”.

Kryetari i SBASHK-ut, gjithashtu ka shtuar se nuk po kërkojnë diçka të pamundur, por të bisedojnë dhe të vendosin për të mirën e të gjithëve./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori