LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Mësimdhënësit të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore

Jasharaj: Mësimdhënësit të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit që të mos largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore.

Jasharaj në tryezën e organizuar nga AAK, ku po diskutohet për tekstet shkollore, tha se ka disa zëra që disa mësimdhënës  po u bëjnë presion nxënësve lidhur me tekste shkollore, transmeton Telegrafi.


“Paska ndonjë mësimdhënës që po iu bën presion nxënësve, që nëse nuk kanë tekste shkollore se do t’ largojnë nga ora. Të bëjmë apel, që mësimdhënësit e Kosovës të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë mjete shkollare. Uroj të mos kemi situata të tilla më”, u shpreh ai.

Gjatë diskutimit, Jasharaj tha se ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci po vazhdon të mbajë inat ndaj SBASHK-ut, duke mos i takuar që shtatë muaj.

“Ta ngrisni zërin, jo për tekstet por për arsimin, gjithë këto të meta po ndodhni pasi që Nagavci është duke mësuar qasjen e gabuar të kryeministrit Kurti, që t’i nënçmojë sindikatat dhe të mos flas me ta. Masht nuk po na pyet asgjë, ka shtatë muaj që Nagavci nuk na takon dhe gjuan fjalë nga anash”, tha mes tjerash ai.

Tryeza ku po diskutohet për teskte shkollore ka nisur rreth orës 11:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori