LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Ju kam thënë se Kurti e Nagavci janë pikëlluar pse nuk ka grevë në arsim

Jasharaj: Ju kam thënë se Kurti e Nagavci janë pikëlluar pse nuk ka grevë në arsim

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, i ka reaguar Ministres Arbërie Nagavci e Kryeministrit Kurti, në lidhje me dështimin, për të siguruar librat për nxënësit.

“Kur u deklarova publikisht se viti shkollor 2023/2024 do tenis pa greva dhe se prindërit dhe qytetarët do të gëzohen, por jo edhe Kryeministri Kurti e Ministrja Nagavci disa ushtarë në rrjete sociale dolën me atë fjalorin e tyre të ulët ndaj meje. Por, kjo çështja e teksteve shkollore dhe mungesa e tyre e tregoi se unë kam pasur të drejtë”, ka thënë Jasharaj në një komunikatë drejtuar mediave.


Ai ka përmendur, gjendjen e rëndë ekonomike, në shumë familje kosovare, si faktor tejet të rëndësishëm, e që është tregues se librat nuk do të jenë të garantuara për nxënësit.

“Nagavci dhe Qeveria Kurti duhet ta dinë se një numër i madh i familjeve në Kosovë jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike dhe se tekstet shkollore falas për ta kanë qenë ndihmesë e madhe . Tani, me shpikjen e re të ministres prindërit duhet të blejnë tekstet, që vetë Nagavci po thotë se kanë çmim të lartë, dhe të presin mëshirën e Hekuran Muratit e Nagvcit se kur do t’ua qesin ato para pasi të kenë aplikuar në të famshmën e-Kosova”.

Jasharaj, ka thënë se Kurti e Nagavci janë të dëshpëruar se SBAShK-u nuk do të bëj grevë, sepse sipas tij, ata do ta mbulonin këtë skandal, duke i “cytur” militantët e tyre, të drejtojnë gishtin kah SBAShK-u.

Mos-sigurimi i teksteve shkollore nga MASHTI, reagime të shumta nga opozita, shoqëria civile e prindërit
Lexo po ashtu Mos-sigurimi i teksteve shkollore nga MASHTI, reagime të shumta nga opozita, shoqëria civile e prindërit

“Ministrja Nagavci pasi me gjithë stafin e saj nuk arriti të siguroj , jo lap top, projektorë e digjitalizim shkollash, por as tekste shkollore, që ishin dikur mjeti i vetëm i punës në shkolla bashkë me të nderuarit shkumësa e të nderuarat shpuza e me tabelat , që janë të vjetra sa unë. Po të kishim shpallur grevë ne SBASHK-u ministrja sot para medieve do të dilte me lotin në sy për nxënësit e prindërit e duke na sharë e fyer neve të SBASHK-ut e duke i dhënë kështu sinjal ushtarëve në rrjetet sociale, kudo janë në Evropë, botë e Kosovë që të fyejnë e na etiketojnë, sidomos mua, që po e dëmtojmë arsimin e Kosovës dhe po cenojmë të drejtën kushtetuese të fëmijëve”.

Sipas Jasharajt, meqenëse greva nuk do të ketë, do të jetë e mundur të shihen dështimet e kësaj Qeverie, e skandali për mos sigurimin e librave.

“Grevë nuk ka dhe doli sheshit e vërteta nga MASHTI. Tekste shkollore nuk ka si dikur falas , madje as për nxënësit 1-5 , por prindërit duhet t’i blejnë ato dhe të presin mëshirën e Hekuran Muratit që t’ua rimbursojë në e Kosovën e famshme”.

“Në këtë situatë që është Ministrja Nagvaci do të ishte shumë e lumtur që të kishte greva në arsim e ta fshehte mungesën e teksteve shkollore, që janë mjeti i vetëm i punës në shkollat tona të shekullit 21”, ka shkruar ndër të tjera Jasharaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori