LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Bytyqi vendosi prapa shpinës për orët mësimore – pa vendimin e gjykatës asnjë orë nuk do të zëvendësohet (Video)

Jasharaj: Bytyqi vendosi prapa shpinës për orët mësimore – pa vendimin e gjykatës asnjë orë nuk do të zëvendësohet (Video)

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e MASHT-it për zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve.

Jasharaj, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë gjatë takimit që kanë pasur me Ministrin e Arsimit dhe që e pranishme ishte edhe një zyrtare ndërkombëtare asnjë fjalë nuk është përmendur për zëvendësimin eventual të orëve mësimore.


“Neve na habiti shumë rasti pasi ne kishim takim me ministrin Bytyqi ku ishte e pranishme edhe zonja Drejtoreshë e Përgjithshme e Edukimit Internacional për Evropën. Asnjë fjalë nuk është thënë për zëvendësimin e orëve. Pikërisht atë ditë doli Ministri me vendim për kompensim të orëve”.

“…Është vendim i njëanshëm pa konsultim me SBASHK-un, dhe së dyti është vendim në kundërshtim me ligjin pasi me Ligjin e grevave nuk parashihen të zëvendësohen orët e humbura mësimore”.

Kryetari i SBASHK-ut ka thënë se Ministri i Arsimit është dashur t’u drejtohej me lutje mësimdhënësve nëse kanë mundësi të zëvendësojnë orët, e jo të vendos diktat.

“Po të ishim konsultuar, do t’i kishim thënë Ministrit që ai duhej t’u drejtohej mësimdhënësve me lutje nëse ata do të gjejnë mundësi dhe gatishmëri për të zëvendësuar orët pasi Ligji për grevat nuk parasheh zëvendësimin e orëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Jasharaj ka theksuar se pa sjellë vendimin gjykata, asnjë orë mësimore siç ka propozuar Bytyqi nuk do të zëvendësohet.

“Deri në momentin kur gjykata sjellë verdiktin meritor orët nuk do të mbahen ashtu siç ka propozuar ministri Bytyqi. Për më tepër është e keçja e madhe që t’u mohohet pushimi pranveror fëmijëve, që nuk e kemi zbuluar ne por është në nivel të Evropës”, tha ndër të tjera Rrahman Jasharaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori