LAJMI I FUNDIT:

“Jared Kushner i dha leje Princit saudit të arrestojë Kashoggin, Turqia zbuloi telefonatën e cila detyroi Trumpin të tërheqë trupat nga Siria” – reagon Shtëpia e Bardhë

“Jared Kushner i dha leje Princit saudit të arrestojë Kashoggin, Turqia zbuloi telefonatën e cila detyroi Trumpin të tërheqë trupat nga Siria” – reagon Shtëpia e Bardhë

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur poshtë duke e quajtur ‘marrëzi’ të hënën një pretendim që Jared Kushner (dhëndri i presidentit amerikan), i dha leje sundimtarit saudit Mohammad bin Salman për të arrestuar Jamal Khashoggi, para se të vritej.

Pretendimi u bë në një raport të revistës britanike konservatore të lajmeve The Spectator, pretendim që është publikuar edhe nga mediat tjera botërore, përcjell Telegrafi.


Raporti gjithashtu pretendonte se inteligjenca turke zbuloi thirrjen dhe presidenti Rexhep Erdogan më pas përdori informacionin për të detyruar Donald Trumpin të largonte trupat e tij nga Siria veriore.

E gjithë bota pyet: "Ku është trupi i Khashoggit?"
Lexo po ashtu E gjithë bota pyet: "Ku është trupi i Khashoggit?"

Raporti pretendon edhe se hetuesit në Komitetin e Inteligjencës së Shtëpisë të udhëhequr nga Demokratët janë të vetëdijshëm për këto pretendime dhe po planifikojnë të “gërmojnë” më tej brenda tyre ndërsa ndjekin hetimin e fajësimit mbi marrëdhëniet e Trump me Ukrainën.

Ai gjithashtu pretendon se numri i ‘marrësve të informacionit’ të inteligjencës që kanë dhënë ose janë të gatshëm të japin prova për hetimin e Komisionit të Inteligjencës së Shtëpisë për Zgjedhje është shtatë, njëri prej të cilëve ka bërë pretendimin për Kushner.

Khashoggi ishte një kolumnist i Washington Post i cili në një moment u konsiderua afër familjes mbretërore saudite në pushtet, por më vonë u zhgënjye nga princi i ri i saj i fuqishëm.

Gazetari turk kap pamjet, Jeff Bezos shihet duke hyrë në ndërtesën ku Jamal Khashoggi u vra një vit më parë
Lexo po ashtu Gazetari turk kap pamjet, Jeff Bezos shihet duke hyrë në ndërtesën ku Jamal Khashoggi u vra një vit më parë

Në tetor të vitit 2018, Khashoggi vizitoi konsullatën Saudite në Stamboll për të renditur dokumentet para se të martohej me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz. Ai kurrë nuk doli më nga aty.

Qeveria turke tha se ka prova që Khashoggi u vra dhe trupi i tij u shpërbë.

Ndërsa, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe qeveritë e tjera perëndimore besojnë se Bin Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggi.

Në intervistat e fundit me mediat amerikane, bin Salman tha se ai mban përgjegjësi për vrasjen e Khashoggi ‘sepse kjo ndodhi nën kujdesin tim’. Por ai mohon të ketë urdhëruar vrasjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori