LAJMI I FUNDIT:

Japonezët që ndërtuan termocentrale në Gjermani dhe Poloni, të parakualifikuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

Japonezët që ndërtuan termocentrale në Gjermani dhe Poloni, të parakualifikuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

Mitsubishi, konglomerati 147 miliardësh i parakualifikuar nga Contour Global dhe Qeveria e Kosovës për kontratën e ndërtimit të Kosovës së Re, së fundmi kishte përfunduar me sukses dy projekte të ngjashme të ndërtimit të termocentraleve në Gjermani dhe Poloni.

Në Gjermani në vitin 2012 Mitsubishi kishte ndërtuar njërin nga blloqet në termocentralin ekzistues në Boxberg, në Gjermaninë Lindore me kapacitet prej 675 megavatësh. Ndërtimi i bllokut të bazuar në linjit në Boxberg filloi në prill 2007 dhe përfundoi në fund të vitit 2012.


Ngjashëm me njësinë në termocentralin në Boxberg të Gjermanisë, Mitsubishi është duke ndërtuar edhe termocentralin tjetër brenda kufijve të Bashkimit Evropian. Në Turou të Polonisë, termocentrali i ri i ndërtuar nga Mitsubishi pritet të ketë kapacitet prej 500 megavatësh dhe shkallë efiqience më të lartë se 43 përqind. Ndërtimi i termocentralit në Poloni ka filluar në vitin 2015 dhe pritet të përfundojë më 2019.

Kohë më parë, Contour Global dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë publikuar listën e kompanive të parakualifikuara për kontratën e inxhinierimit, prokurimit dhe ndërtimit të termocentralit të ri Kosova e Re.

Sipas njoftimit, gjigantët botëror sikurse General Electric nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitsubishi nga Japonia, Hyundai nga Korea Jugore dhe konsorciumi CMEC nga Kina, janë pjesë e listës së kompanive të parakualifikuara nga Contour Global dhe Qeveria e Kosovës për këtë kontratë.

Projekti i Kosovës së Re pritet të sjellë siguri energjetike në vend dhe kapacitete të mjaftueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike. Projekti do të përfundojë humbjet e bizneseve në vend që kapin vlerën prej 415 milion dollarësh, të shkaktuara nga furnizimi jo i rregullt me energji elektrike.

Termocentrale të reja të bazuara në linjit janë paralajmëruar edhe në vende tjera të rajonit. Mediat kanë raportuar se Serbia planifikon ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike nga qymyri me kapacitet prej 2550 megavatësh.

Përveç Serbisë, edhe Bosnja planifikon ndërtimin e ‘2500 megavatëve’ nga linjiti dhe qymyri. Për ndërtimin e termocentralit në Tuzëll, Bosnja tani më ka nënshkruar marrëveshje financiare me Bankën EXIM nga Kina deri sa të njëjtit kanë treguar interesim edhe për financimin e termocentraleve dhe njësive në Banovici, Gacko II dhe Kamengrad./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori