LAJMI I FUNDIT:

Japonezët për rreth 22 minuta në alarm, u raportua se Kim Jong un kishte lëshuar një raketë, si “dhuratë për Krishtlindje”

Japonezët për rreth 22 minuta në alarm, u raportua se Kim Jong un kishte lëshuar një raketë, si “dhuratë për Krishtlindje”

Një transmetues japonez ndezi një alarm të rremë në gadishullin Korean sot duke raportuar gabimisht një lëshim të raketave të Koresë së Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, alarmi i lajmeve i NHK pretendoi se një raketë kishte rënë në Oqeanin Paqësor 1.200 milje Hokkaido, Japoni.


Një informatë e tillë dukej se po konfirmonte frikën e një “befasie për Krishtlindje” nga Koreja e Veriut, për të cilën Pyongyang kishte paralajmëruar më parë.

Por rrjeti japonez mohoi lajmin vetëm 23 minuta më vonë.

Alarmi i pasaktë thuhet u dërgua 22 minuta pas mesnatës së kaluar në Japoni, përkatësisht orët e para të së premtes në mëngjes, sipas kohës lokale.

Kështu, 45 minuta pas mesnatës, një tjetër mesazh u shfaq në faqen e internetit të NHK për të thënë se raporti i një lëshimi të raketave ishte i gabuar.

Arsyeja e gabimit ishte e paqartë, por diplomatët dhe media kishin qenë në gatishmëri pas paralajmërimeve të Pyongyang për një ‘dhuratë’ të Krishtlindjes për Amerikën.

Megjithatë, Vipin Narang, një profesor i studimeve të sigurisë ka tërhequr vërejtjen për alarme të tilla, duke thënë se për rreziqet e një alarmi të rremë mund të shkojnë deri në sjelljen e një lufte.

“Në këtë moment të veçantë, një alarm i rremë si ky mund të fillojë një luftë. Imagjinoni që Presidenti Trump të reagonte duke parë një alarm të tillë”, ka thënë ai.

Alarmi i rremë ishte gabimi i dytë i tillë i NHK pasi transmetuesi raportoi më parë një lëshim të raketave balistike të Koresë së Veriut në janar të vitit 2018. /Telegrafi/