LAJMI I FUNDIT:

Japonezët i lyejnë lopët e zeza si zebra, për të parë si ndikon kjo te mizat

Japonezët i lyejnë lopët e zeza si zebra, për të parë si ndikon kjo te mizat

Disa studiues japonezë, vendosën që të lyenin lopët e zeza me vija të bardha njëjtë si zebrat. për të parë sesi ndikon kjo te mizat.

Nga studimi u vërejt se lopët me vija të bardha, kishin prani më të ulët të mizave dhe pickimeve prej tyre sesa lopët e zeza.


“Në lopët e lyera me vija të bardha si zebra, incidenca e kafshimit të mizave është 50 përqind krahasuar me lopët e zeza. Përveç kësaj, edhe numri i mizave që ulen mbi to është më i vogël” thanë studiuesit.

Industria blegtorale, aktualisht përdor pesticide për të mbrojtur lopët nga mizat. Sidoqoftë, ky hulumtim gjeti përfitimet e përdorimit të ngjyrave më pak toksike dhe ndoshta më të lira, si një alternative për përdorimin kimik. /Oranews/