Bashkëpunimi i shteteve të Ballkanit në bujqësi, është duke u fuqizuar në vazhdimësi, si në shkëmbimin e përvojave ashtu edhe në bartjen e njohurive rreth politikave dhe masave për bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, këto vende duhet të bashkëpunojnë edhe më tej për të pasur një treg më të hapur në mes tyre.
Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , Vezir Januzi, në takimin e dhjetë vjetor të Grupit Drejtues Rajonal për
Evropën Juglindore (SWG), i cili sivjet po mbahet në Mal të Zi.
Me këtë rast, ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të kontribuojë sa më shumë në forcimin e rolit dhe nismave të SWG-së dhe padyshim edhe në nisma të tjera të reja që ndihmojnë në afrimin më të madh mes nesh. Ai po ashtu, gjatë këtij takimi ka folur edhe për proceset zhvillimore në sektorin e bujqësisë në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës e ka vënë në prioritet zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit kemi ndarë nga buxheti qendror mbi 90 milionë euro për bujqësinë duke ndihmuar në rritjen e sipërfaqes së tokës së punuar, rritjen e prodhimit, shtimin e agrobizneseve përpunuese, e çka është me e rëndësishmja hapjen e afër 6 mijë vendeve të reja të punës në bujqësi vetëm nga investimet tona në skemat e granteve dhe subvencioneve”, ka thënë ai. Këto investime, sipas zëvendësministrit kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend.
Po ashtu, gjatë këtij takimi zëvendësministri Januzi, ka bërë thirrje edhe njëherë që vendet e Ballkanit të jenë një treg edhe më i hapur dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën aty ku secili ka përparësitë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës