LAJMI I FUNDIT:

Jansha: Para zgjerimit duhet të zgjidhen marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Jansha: Para zgjerimit duhet të zgjidhen marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Kryeministri slloven Janez Jansha deklaroi sot se samiti BE-Ballkani Perëndimor është ngjarje shumë e rëndësishme në të cilën kristalizohet gjendja në rajon, por gjithashtu ai potencoi se para zgjerimit disa çështje të hapura siç janë marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të zgjidhen.

Ai në konferencën për shtyp me kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen dhe kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishell theksoi se kjo është ngjarje që mund të krahasohet me Samitin e Selanikut në vitin 2003.

“Ishte koha kur pasojat tragjike nga shekulli i kaluar u ndjenë në ajër. Atëherë llogaritej se zgjerimi do të ndodh më herët. Por, pas atij vendimi, pasuan shumë kriza, madje edhe në BE, që solli deri te anulimi”, theksoi Jansha duke shtuar se deklarata e miratuar sot ka shumë porosi pozitive, nga investimet e përbashkëta deri te roamingu.

Siaps tij, nuk është fshehtësi që Sllovenia synon drejt “kornizës kohore të lirshme” për hapat e ardhshëm për zgjerim, se ajo pikë nuk është përfshirë në deklaratë, por që ekziston gatishmëri e madhe e vendeve-anëtare në dekadën e ardhshme ta arrijnë perspektivën më të madhe të mundshme evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“E rëndësishme është se deklarata e përmban konceptin e zgjerimit, i cili është i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi ynë është se hapat individual në lidhje me zgjerimin mund të përfundojnë në dekadën e ardhshme. Edhe në rastin me Slloveninë kishte orar individual, që dha nxitje më të madhe për proceset reformuese”, përfundoi Jansha.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori