LAJMI I FUNDIT:

Jankuloska: Askush nuk është i paprekshëm, madje as OJQ-të e financuara nga Soros

Jankuloska: Askush nuk është i paprekshëm, madje as OJQ-të e financuara nga Soros

‘Askush nuk është i paprekshëm, madje as organizatat jo-qeveritare të financuara nga Soros…nevojitet të ketë rregulla të barabarta dhe rend të funksionimit të sektorit jo-qeveritar, kurse institucionet patjetër të lihen pa pengesë të veprojnë dhe ta punojnë punën e tyre’, kështu për ‘Dnevnik’ është shprehur ministrja e Punëve të Brendshme dhe zyrtare e OBRM-PDUKM, Gordana Jankuloska, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Meta.

‘Shoqëria civile dhe funksionimi i sektorit jo-qeveritar është e një rëndësie të madhe për zhvillimin dhe funksionimin e demokracisë. OJQ-të në një shoqëri mund të jenë korrigjuese të institucioneve dhe të imponojnë tema që janë të rëndësishme për qytetarët. Megjithatë, vlerën shoqërore që e kanë organizatat jo-qeveritare nuk mund të jenë paravan për shkatërrim dhe ndërrim të dhunshëm të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Për fat të keq, tek ne kjo është duke ndodhur. Rrjeti i OJQ-ve i financuar nga Sorosi u shndërruar në monopol, me dominimin e vet financiar duke u nxjerrë në skenë organizatat joqeveritare që kishin qëndrime më të ndryshme se qëndrimet e tyre. Veprimet e këtilla destruktive në vend që të jenë korrigjuese të institucioneve, u shndërruan në element destruktiv shoqëror. Por, bota ndryshon ndërsa shoqëria jonë bëhet më e pjekur’, thotë Jankuloska në intervistë.


Në lidhje me rastin “Tanku” të PSP-së, ajo kategorikisht mohon se ka marrë pjesë në blerjen e ‘Mercedesit’ të blinduar prej 600 mijë euro dhe thotë se shërbimet në MPB kanë qenë të angazhuar për blerjen publike në mënyrë profesionale e kanë kryer punën. /Telegrafi/