LAJMI I FUNDIT:

Jankulloska: PSP-ja i përmbush dëshirat dhe urdhrat e LSDM-së (Foto)

Jankulloska: PSP-ja i përmbush dëshirat dhe urdhrat e LSDM-së (Foto)

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, përmes profilit të saj në Facebook ka reaguar për dy lëndët e reja të PSP-së “Tanku” dhe “Tarifa”. Sipas saj, PSP-ja vetëm po përmbush dëshirat dhe urdhrat e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“PSP-ja mund të hap edhe milionë raste të shpikura, që janë prodhim i konstruksioneve të tyre, pa asnjë provë dhe argument. Por kjo nuk do t’i bëjë të vërteta gënjeshtrat e tyre dhe nuk do ta fsheh përkatësinë e tyre partiake, as nuk do të kompensojë mungesën e kapacitetit të tyre profesional”, shkruan mes tjerash Jankulloska./Telegrafi/