LAJMI I FUNDIT:

Jankulloska nuk shkon në burg, Gjykata e Lartë ia pranon ankesën për shtyrjen e vuajtjes së dënimit

Jankulloska nuk shkon në burg, Gjykata e Lartë ia pranon ankesën për shtyrjen e vuajtjes së dënimit

Gjykata e Lartë ia ka pranuar kërkesën ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burg në rastin “Tanku”.

Në njoftimin e Gjykatës Penale të Shkupit, thuhet se Gjykata e Lartë e RMV-së, deri tek ata ka dorëzuar vendim me të cilin kërkesa e Gordana Jakullovskë, për shtyrje të dënimit me burg është pranuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ekzekutimi i dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Shkupit, me datë 08.10.2018, e vërtetuar (ndryshuar) në pjesën e lartësisë së dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, me datë 25.03.2019, ku personi G.J shpallet i pafajshëm për veprën penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe dënohet me katër vite heqje lire anulohet deri në miratimin e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit nga Gjykata e Lartë e RMV-së”, thonë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Gjykata Penale e Shkupit javë më parë njoftoi se Jankullovska duhej të paraqitet në burgun hetues të Shutkës me datë 2 korrik.

Jankulloska u shpall fajtore në rastin e Prokurorisë Speciale “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” dhe u dënua me katër vjet burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori