LAJMI I FUNDIT:

Jankoviq përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Jankoviq përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kryetari i Lëvizjes së Lirë Qytetare, Sasha Jankoviq ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është në interes të Serbisë.

Sipas tij, Serbia nuk ka nevojë të ngutet për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovën në Interpol.


Njëjte nuk mendon, anëtari i Shoqatës Botërore të shefave të policisë, Marko Nikoviq.

“Serbia duhet ta parandaloj këtë skenar sepse nëse ndodh mbart rreziqe për vendin”, ka thënë Nikoviq, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se duhet parandaluar edhe hyrja e Kosovës në UNESCO. E nëse anëtarësimi bëhet në të dyja organizatat sipas tij Kosova merr fuqinë e pafund, ndërsa Serbia pasoja katastrofike.

“Kosova do të ketë mundësinë të arrestoj çdo zyrtarë serb me urdhër të Interpolit dhe do të mund të shpall kërkimin e ndonjërit në nivel botëror”, ka theksuar ai.

Deklaratën e Jankoviqit zyrtarë serbë e kanë kundërshtuar ashpër pasi po e shohin si mbështetje ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministrit të brendshëm Skënder Hyseni dhe atij të jashtëm Enver Hoxhaj, të cilët kanë lobuar nëpër botë që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare.

Reagim ndaj tij ka ardhur edhe nga Lista Serbe e cila ka thënë se ish-Avokati i Popullit është duke punuar kundër interesave të popullit të tyre.

Deklarata e Jankoviqit ka ardhur në kohën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bër thirrje për dialog të brendshëm për Kosovën e po ashtu ka bër thirrje të kundërshtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol.