LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Asistentë për fëmijët me nevoja ndryshe do të ketë, ftoj shkollat të shpallin konkurset për angazhimin e tyre

Janevska: Asistentë për fëmijët me nevoja ndryshe do të ketë, ftoj shkollat të shpallin konkurset për angazhimin e tyre

Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë dhe do të kenë asistentë. Tashmë janë siguruar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë pritëm ribalancin e buxhetit për t’i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përfundoi punën e saj, ndërsa shkollat me qendra burimore e shpallin konkursin për angazhimin e tyre, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

“Ata duhej të kishin planifikuar se kur ta shpallin konkursin, kur t’i publikojnë konkurset në gazeta, sepse dëgjoj që thonë se MASH duhej t’u tregojë se kur t’i shpallin konkurset. Pse vendosim drejtorë në shkolla nëse nuk i dinë obligimet e tyre bazë”, tha Janevska në përgjigje të pyetjes gjatë vizitës së sotme në kompaninë e Shkupit “KAZ grup”, ku zbatohet puna praktike për arsimin dual.

Sot, siç tha, nënshkruhen marrëveshjet me 815 asistentë, ndërsa konkursi për 200 asistentë është në vijim.


“Apeloj te prindërit, te udhëheqësitë e shkollave dhe mësimdhënësit se asnjë fëmijë nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë duhet të pranohen në shkolla. Ka mësimdhënës, ka ekipe gjithëpërfshirëse, ka psikologë, pedagogë, defektologë, diku ka edhe sociologë – ata duhet të përgatiten për t’i pranuar fëmijët. Asistentë do të ketë edhe këtë herë dhe do të jenë në numër edhe më të madh. Vitin e ardhshëm do të ketë numër ende më të madh nëse ka nevojë”, theksoi Janevska.

Gjendjen me tekstet shkollore e vlerësoi si të shkëlqyer.

“Drejtorët, mësimdhënësit dhe kujdestarët e klasave obligohen të kërkojnë aq tekste sa kanë nevojë. MASH dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit njoftuan se për cilat lëndë duhen, ndërsa për cilat nuk duhen tekste. Për lëndët zgjedhore, pjesët e konceptit të ri të cilat ne si Qeveri i pranojmë, nuk duhet të kenë tekste, por nxënësit përmes punës interaktive mes tyre dhe me mësimdhënësin do t’i fitojnë dituritë. Nëse drejtorët nuk kanë porositur tekste të mjaftueshme do t’u thuhet se kanë gabuar”, tha Janevska.

Ajo saktëson se MASH hap sistem informativ ku thotë regjistroni se sa tekste ju duhen, ndërsa drejtorët obligohen për çdo shkollë të tregojnë se sa tekste u nevojiten me numrin e saktë.

“Ne nuk ua kemi ndaluar të llogarisin 2 deri në 3 për qind më shumë, përkundrazi kemi vendosur që t’u japim dyfishin e numrit që kanë kërkuar dhe ky është rregull dhe unë si ministre dhe askush nga MASH nuk mund të  heq dorë nga ai rregull. Nëse drejtorët nuk e kanë kryer punën e tyre, nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por do të bëjmë përpjekje nëse ka tepricë të librave diku që të sigurojmë një tekst shkollor aty ku nuk ka”, theksoi Janevska.

Ajo theksoi se është bërë gjithçka që mund të bëhet në 70 ditët e kaluara të mandatit të Qeverisë së re, por jo gjithçka mund të zgjidhet që është lënë si problem nga qeveria e kaluar.

“Me buxhetin për vitin e ardhshëm është paraparë gjithçka dhe të gjitha lehtësimet për nxënësit dhe prindërit sepse arsimi, studentët dhe prindërit janë fokusi ynë”, theksoi Janevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori